Kyle Rittenhouse shpallet i pafajshëm, reagon Biden

Presidenti amerikan Xho Biden ka shprehur zemërim pasi një adoleshent i cili qëlloi për vdekje dy persona gjatë protestave dhe trazirave të zhvilluara vitin e shkuar në Uiskonsin kundër brutalitetit policor, u shpall i pafajshëm. Presidenti shprehu zhgënjim ndaj vendimit megjithëse më herët ai kishte thënë se mbështeste jurinë.
Kyle Rittenhouse, 18 vjec, filloi të qante ku u shpall pafajësia e tij për të gjitha akuzat e ngritura në lidhje me vrasjet që ndodhën në gusht të 2020-ës. Rittenhosue kishte pranuar se i kishte qëlluar për vdekje Josef Rosenbaum 36 vjec dhe Antony Huber 26 vjec, si dhe që kishte plaogusr Gaige Grosskreutz 28 vjec, por deklaroi se e kishte bërë për vetëmbrojte. Ndaj ish kadetit të akademisë së policë ishin ngritur dy padi për vrasje të qëllimshme, një për vrasje të mbetur në tentative dhe dy padi për rrezikm të sigurisë. Rasti tërhoqi vëmendje kombëtare sepse vrasjet ndodhën gjatë demostratave që u zhvilluan në të gjithë vendin vitin e shkuar. Në Gusht 2020, në Kenosha të Uiskonsin, një qytet me 100 mijë banorë në brigjet e liqenit Micigan, shpërthyen trazira pasi një polic i bardhë qëlloi një qytetar me ngjyr, Xhakob Blake, gjatë arrestimit të këtij të fundit duke e lënë atë të paralizuar. Në qarqet e krahut të djathtë dhe pro armëve, Rittenhouse, i cili pretendoi se kishte shkuar të mbronte bizneset nga zjarrëvënësit dhe grabitësit, u përshkrua si figurë heroike.