E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti Kombetar i Ushqimit sekuestron 3 mije litra lengje jo te sigurta ne dyqane

Tirane 17 Nentor NOA - Autoriteti Kombetar i Ushqimit gjate muajve te fundit ka qene i pranishem ne tregun ushqimor per te monitoruar e inspektuar kete sektor te rendesishem te shoqerise.

Ne baze te planit te punes te miratuar nga Drejtoria e Pergjithshme e AKU i cili eshte shtrire ne te gjitha qarqet e Shqiperise ky institucion ka organizuar inspektime ne operatoret e biznesit te fushes se tregtimit te produkteve ushqimore shitjes me pakice te magazinave ushqimore shitjes me shumice dhe te prodhuesve te produkteve ushqimore.

Per te qene me konkrete nga kontrollet e ushtruara ne qarkun e Tiranes Elbasanit Lezhes Fierit Kukesit Korces Gjirokastres Vlores Durresit e Dibres jane inspektuar nje sere super-marketesh te medha kompanish te prodhimit te produkteve me origjine shtazore e magazinash te cilat tregtojne mallra ushqimore me shumice dhe jane verejtur problematika te tilla si produkte ushqimore te importit te paetiketuara ne gjuhen shqipe

higjena e personelit qe mungonte magazinimi i produkteve ushqimore behej ne kushte jo te mira higjenike menaxhimi i mbetjeve nuk behej ne menyren e duhur nuk kishte plan kontrolli per brejtesit gjendeshin produkte qe iu kishte kaluar afati i kadences dhe ne disa raste te tjera operatori zhvillonte aktivitet pa u pajisur me nje licence

Pikerisht per problematikat e mesiperme Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka sekuestruar dhe asgjesuar rreth 3 mije litra lengje jo te sigurta te cilat konsistojne ne pije freskuese lengje limoni e vaj ulliri te cilave ose i kishte kaluar afati i skadences ose te cilat kane rezultuar te demshme pas analizave laboratorike.

Nderkohe e njejta procedure pra ajo e sekuestrimit dhe asgjesimit eshte ndjekur edhe me produkte ushqimore te skaduara te ruajtura e te tregtuara ne kushte te papershtatshme te cilat mund te behen shkak per perhapjen e semundjeve te ndryshme te tilla si koka qengji qofte te paketuara sallam biskota makarona cokollata etj.

Gjithashtu ne rastet e mos pajisjes me etikete ne gjuhen shqipe apo ne rastet flagrante te produkteve ushqimore me afat skadence te kaluar AKU ka marre masen e gjobes apo edhe te pezullimi te licences per disa subjekte treguese apo prodhuese te produkteve ushqimore. Nga inspektimet e kryera deri tani rezultojne pothuajse te njejtat probleme kudo.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›