E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi Shumica e shqiptareve mbeshtesin Shqiperine Etnike

Sondazhi i Gallup 62.8 per qind ne Shqiperi dhe 81 per qind ne Kosove e mbeshtesin personalisht idene e Shqiperise Etnike. Surpriza 51.9 per qind e banoreve te Maqedonise qofshin shqiptare apo maqedonas e perkrahin kete ide

Deshira e shprehur se pari nga Naum Veqilharxhi duket se nuk ka reshtur kurre se ekzistuari ne mendjen e bashkekombesve tane. Realizimi i nje shteti shqiptar ku do te perfshiheshin te gjitha trojet shqiptare gjen perkrahjen e pjeses me te madhe te shqiptareve ne Shqiperi Kosove dhe Maqedoni dhe per surprize gjen perkrahje edhe nga maqedonasit. Te rinjte jane me patriote ne ndryshim nga grup-mosha mbi 55 vjec ndersa Shqiperia e Mesme duket se calon ne krahasim me zonat e tjera te vendit. Keto jane rezultatet e sondazhit te kryer nga Gallup International dhe te publikuara pak dite me pare si pjese e projektit lsquoBalkan Monitor.

Pro

Sondazhi qe eshte kryer ne te gjitha vendet e Ballkanit ne Shqiperi Maqedoni dhe Kosove ka pyetur te intervistuarit edhe mbi idene e Shqiperise Etnike me pyetjen e formuluar A do ta mbeshtesnit personalisht idene e Shqiperise se Madhe Ne baze te ketyre rezultateve ne Shqiperi 62.8 per qind jane pro 29.7 per qind jane kunder 4.4 jane pergjigjur nuk e di dhe 3.1 per qind kane refuzuar te pergjigjen.

Ne Kosove situata duket me pro bashkimit pasi 81 per qind e kane perkrahur kete ide 12.6 per qind jane shprehur kunder dhe 2.9 per qind kane abstenuar nderkaq 2.6 per qind nuk jane pergjigjur.

Surpriza e ketij sondazhi eshte Maqedonia ku jane pyetur nepermjet sondazhit rreth 1000 persona prej te cileve 66 per qind ishin maqedonas dhe 25.7 per qind ishin shqiptare. Por idene e bashkimit te trojeve shqiptare me Shqiperine e kane perkrahur 51.9 per qind e te intervistuarve cka do te thote se nje pjese e mire e maqedonasve jane shprehur pro kesaj ideje. Nderkaq 35.1 per qind e kane kundershtuar 9.1 per qind jane pergjigjur se nuk e dine dhe 3.7 per qind kane refuzuar te japin mendimin e tyre.

Nese neser do te kishte referendum

Nese neser do te kishte nje referendum per bashkimin e Shqiperise Kosoves dhe trojeve shqiptare ne Maqedoni duket se pergjigjja do te ishte PO. Nder ata qe kane mendim pozitiv dhe negativ ne Shqiperi referendumi do te triumfonte me raport 73 ose me sakte 67.9 per qind pro dhe vetem 32.1 per qind do te votonin kunder bashkimit te trojeve shqiptare ne nje shtet.

Ne Kosove fitorja e bllokut pro do te ishte edhe me e thelle pasi me shume se 8 ne 10 banore te Kosoves do te votonin pro bashkimit. Ne kete menyre sipas sondazhit te Gallup International 86.3 per qind do te ishin pro bashkimit dhe vetem 13.7 per qind do te votonin kunder. Lufta do te behej ne Maqedoni por cuditerisht edhe ketu sipas sondazhit do te fitonte Po-ja pasi 59.7 per qind do te votonin pro dhe vetem 40.3 per qind do te ishin kunder.

Calon Shqiperia e Mesme

Sondazhi ka dhene edhe rezultate mbi rajone te vecuara duke treguar se cilat jane zonat qe jane me shume pro dhe cilat jane ato qe e kundershtojne Shqiperine Etnike. Ne ndryshim nga sa mund te pritej Shqiperia nuk ka ndonje ndryshim Veri-Jug ne kete aspekt por eshte Shqiperia e Mesme ajo qe ndonese eshte pro ka nje numer te konsiderueshem personash qe e kundershtojne bashkimin.

Keshtu ne Shqiperine e Veriut 68.5 per qind jane pro perkundrejt vetem 23.1 per qind kunder 74.8 dhe 25.2 nder ata qe kane dhene mendim perafersisht e njejte me Shqiperine e Jugut ku 65.6 per qind jane pro dhe 26.2 kunder 71.528.5. Ky hendek ndryshon kur vjen puna ne Shqiperine e Mesme ku vetem 53.8 per qind jane shprehur pro Shqiperise Etnike dhe 37.7 per qind jane shprehur kunder.

Ne Maqedonine Veriperendimore qe ka shumice shqiptare 66.5 per qind jane pro dhe 22.2 jane kunder ndersa ne pjesen tjeter 34.3 per qind jane pro dhe 50.7 per qind jane kunder. Per sa u perket kryeqyteteve ato nuk variojne shume nga njera-tjetra. Ne Tirane 62.4 per qind jane shprehur pro dhe 30.6 per qind jane shprehur kunder jo shume larg perceptimit ne Prishtine ku 69.7 jane pro dhe 25 per qind jane kunder. Ne Shkup 41.2 per qind jane shprehur pro 8.8 per qind kunder ndersa 41.2 per qind kane zgjedhur Nuk e di.

E ardhmja eshte bashkimi

Nese do te shohim drejt se ardhmes atehere me siguri mund te themi qe trendi eshte ne rritje. Nderkohe qe 62.8 per qind jane pro Shqiperise Etnike me shume se 70 per qind katapultohet kur vjen fjala tek individet nen 55 vjec. Sipas sondazhit te moshuarit nuk jane dhe aq te dhene pas kesaj ideje pasi ne grup-moshat mbi 55 vjec vetem 54.2 per qind jane pro bashkimit dhe 40.7 per qind jane kunder.

Ne te kundert nese neser do te ishte nje referendum grup-mosha 15 me 24 vjec do te votonte 72.2 per qind pro ajo 25 me 39 vjec 71.3 per qind pro dhe personat ndermjet 40 dhe 55 vjec do te votonin 71.2 per qind pro.

Ky fenomen verehet edhe ne Maqedoni dhe ne Kosove ku sa me e re eshte mosha e te intervistuarve aq me pozitiv ndaj bashkimit kombetar jane ata. Ne te kundert moshat e medha duket se nuk jane dhe aq te dhena pas kesaj ideje ndoshta edhe per shkak te izolimit komunist qe kane pasur me pjeset e tjera te kombit tone.

Trende te ndryshme

Por trendet se si ndryshon ky fenomen jane te ndryshme. Ne krahasim me nje vit me pare duket se ka nje renie te lehte te shqiptareve te Shqiperise qe mbeshtesin bashkimin pasi vjet perqindja ishte 70. Krejt e kunderta ndodh ne Kosove ku vetem dy vjet me pare personat qe ishin pro bashkimit ishin vetem 54.7 per qind dhe vjet ishin 74 per qind nje trend rritjeje qe u ruajt edhe kete vit.

Surpriza me emrin Maqedoni dy vitet e kaluara ishte ne nivelin 13.9 dhe 13.6 pro idese se bashkimit shume here pra me poshte se niveli prej 51 per qind qe eshte sivjet ne sondazhin e pervitshem te Gallup International.

A do ta mbeshtesnit personalisht idene e Shqiperise Etnike

Raporti Po/Jo

Rajoni

Po

Jo

Nuk e di

Refuzoj

Po

Jo

Shqiperi

62.8

29.7

4.4

3.1

67.9

32.1

Shqiperi e Jugut

68.5

23.1

5.5

2.9

74.8

25.2

Shqiperi e Mesme

53.8

37.7

4.9

3.6

58.8

41.2

Shqiperi e Veriut

65.6

26.2

2.9

5.3

71.5

28.5

Tirane

62.4

30.6

3.5

3.5

67.1

32.9

Kosove

81

12.6

2.9

2.6

86.5

13.5

Prishtine

69.7

25

2.6

2.6

73.6

26.5

Maqedoni

51.9

35.1

9.3

3.7

59.7

40.3

Rajoni me shumice shqiptare

66.5

22.2

7

4.4

75

25

Rajoni me shumice maqedonase

34.3

50.7

11.2

3.7

40.4

59.6

Shkupi

41.2

8.8

41.2

8.8

82.4

17.6

Shqiperi

Mosha

15-24

64.8

25

72.2

27.8

25-39

64.9

26.1

71.3

28.7

40-55

66.7

27

71.2

28.8

55-

54.2

40.7

57.1

42.9

Kroatet kunder BE-se

Ne pergjithesi studimi i Gallupit tregon se mbeshtetja e pergjithshme per integrim ne BE eshte e larte ne Ballkanin Perendimor. Ne te gjitha vendet me perjashtim te Kroacise gati dy te tretat e qytetareve do te votonin ne nje referendum pro anetaresimit ne BE. Fakti qe ne Kroaci ne vendin me prane anetaresimit te BE jane vetem 38 e te pyeturve qe do te votonin pro anetaresimit ndersa 43 madje jane kunder anetaresimit ne BE ka shpjegime te ndryshme. Andrew Pirk nje analist i Gallupit i pyetur nga DW mendon se kjo ka te beje nder te tjera me faktin se njerezit ne Kroaci jane me te ndergjegjshem per veshtiresine e reformave te kerkuara nga BE si kusht per vazhdimin e procesit integrues.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›