E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrushaj: Rritja ekonomike, e sigurt

15/03/2010 Deklarata

Rritja e ekonomike e Shqipërisë është e certifikuar edhe nga institucionet ndërkombëtare, çka përjashton çdo mundësi që vendi të jetë përfshirë nga kriza. Pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, se vendi po shkon drejt një batërdie ekonomike pa kthim si rezultat i politikave të gabuara që po ndjek qeveria, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Financave. Alfred Rrushaj, zv/ministër i Financave, duke iu referuar dje Fondit Monetar Ndërkombëtar, se rritja ekonomike e Shqipërisë ishte 3 për qind për vitin e kaluar theksoi se vendi është duke hedhur hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe nuk ka asnjë lloj rreziku për ekonominë shqiptare. Sipas tij, kjo rritje ekonomike siguron premtimin e qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Nga ana tjetër, Rrushaj bëri një ekspoze edhe të rritjes së eksporteve që sipas tij është një nga faktorët kyç që tregon situatën e mirë ekonomike që po kalon vendi ynë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›