E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti për Informacionin Gjeohapësinor marrëveshje me Politeknikun në projekte kërkimore

Ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës këtë të martë kanë shërbyer si një pikë takimi për administratën publike, akademinë dhe ekspertët e gjeoinformacionit në vend gjatë organizimit të aktivitetit “Gis Day“.

Roli strategjik i Sistemit Informatik Gjeografik dhe të dhënave gjeohapësinore ishte pika kryesore e diskutimit të sotëm, të cilat shërbejnë më pas për planifikimin territorial, menaxhimin e infrastrukturës, si dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Në gjeoportal gjeni shumë të dhëna dhe duke ditur edhe nevojat tuaja, ne mund t’jua vëmë në dispozicion. Duke pasur një bashkëpunim të tillë, duke ditur se cilët janë aktorët, kemi një mundësi bashkëpunimi me ndërkombëtarët, kështu që jemi në një mundësi që t’ju lidhim ju me ndërkombëtarët”, tha drejtoresha Vila Tomco.

Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor së bashku me Universitetin Politeknik kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parashikon zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, përmirësimin e kurrikulave, rrjetëzimin e stafit akademik dhe kërkimor, si dhe mbështetjen e praktikave profesionale për studentët e këtij universiteti.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›