Autorstrada Thumanë – Kashar, banorët dhe biznesmenët kërkojnë që rrethit të Krujës t’i mundësohet akses

Qindra qytetarë kanë protestuar dhe bllokuar të shtunën aksin Fushkrujë – Thumanë.
Ata i kanë bërë thirrje ARRSH dhe Ministrisë së Energjitike dhe Transporteve që të marrin masa e mos të lejojnë anashkalimin e një rrethi prej
rreth 80.000 banorë i cili është një rreth strategjik, por edhe historik.
Ata shprehe se janë rreth 1000 biznese të cilët penalizohen nga pamundesia e aksesit në autostradën e re.
“Ne nuk jemi kundra rrugës thonë ata, por shteti duhet ta marrë në konsideratë të mos anashkalojë një rreth të tërë për interesa klienteliste.”
Protesta u mbështet dhe nga përfaqësues të PD-së dhe deputetët Klevis Balliu, Andia Ulliri dhe Elda Hoti.
Protestuesit janë të vendosur ti përshkallëzojnë protestat nëse nuk do merret në konsideratë kërkesat e tyre.
Gazetare Anisa Kadesha
/ rtsh.al /