E Martë, 3 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen Gramoz Sako, kreu i Gardës së Republikës

Komandanti i Gardës së Republikës Gramoz Sako ka dhënë dorëheqjen, bënë të ditur burimet për RTSH.

Arsyeja e kësaj dorëheqje ende nuk është bërë e ditur, por mësohet se ajo i është paraqitur ministrit të brendshëm, i cili e ka pranuar.

Sako kishte në krye të Gardës së Republikës afro 11 vite. Pak kohë  më parë ndaj Sakos është ushtruar vettingu ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. 

Brenda javës së ardhshme pritet edhe propozimi për zëvendësuesin e Sakos në këtë detyrë. 

Gazetar Kreshnik Mersini

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›