Tre aksidente brenda një dite në Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier, duke e çuar në 3 numrin e aksidenteve brenda një dite.
Mbrëmjen e sotme një automjet ka dalë nga rruga në aksin Fier -Seman dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Baçinozit” në aksin Fier- Seman. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa informacionet paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është dërguar urgjentisht drejt Spitalit Rajonal te Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.
Ndërkaq, më herët, rreth orës 19:00 në aksin rrugor “Patos-Fier”, në fshatin Portëz, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Xh. G., është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
/rtsh.al/