Autostrada Levan-Fier garanci per parandalimin e aksidenteve

Që prej hapjes së korsisë së parë të saj në vitin 2011 autostrada Levan-Vlorë shënon një ogur të mirë për rrugët në vend. Falë cilësisë së rrugës por edhe te sinjalistikës moderne kjo autostrade rregjistron shifra të ulëta të aksidenteve rrugore, aq me pak të atyre me pasoja të rënda. Ne gjatësinë prej 24 .2 km nga Levani ne rrethrrotullimin ne afërsi të fshatit Nartë sinjalistika rrugore është e plotësuar pothuajse deri në detaje.
Kjo sinjalisitikë është e ndarë në orientuese, kufizuese dhe parandaluese. Kujdes është treguar edhe me sinjalizimin e drejtuesve të mjeteve për ndalesat apo shesh pushimet, sinjalistika tregon edhe për mbikalimet më të afërta e sigurisht kufizon shpejtësinë pranë tyre dhe zonave të banuara. Sinjalistika horizontale dhe vertikale është e plotësuar edhe me sinjalistikën fosforeshente që orienton drejtuesit e automjeteve gjatë natës.
Levan-Vlorë ka 4 korsi kalimi, dy korsi në vajtje dhe dy në ardhje, të ndara nga njëra-tjetra me një brez me gjerësi 3 m, të kufizuar me barriera metalike. Gjerësia e një korsie lëvizjeje është 3.75 m.