Berisha Zgjedhjet e reja suksesi i radhes i mazhorances
Vizioni ynë është Shqipëria vend i zhvilluar, ndërsa filozofia e PS është blloku dhe bllokimi. Kështu u shpreh sot Kryeministrit, Sali Berisha, gjatë inaugurimit të rrugës Ura e Mesit-Prekal, në Postribë të Shkodrës. Duke iu referuar pikërisht alternativave që ofrojnë dy kampet politike, kreu i qeverisë vlerësoi faktin se modeli ekonomik i kësaj qeverisje është një model suksesi, pasi ai bazohet në taksat e ulta dhe jo në ato marksiste. Madje, parë në këtë këndvështrim, Kryeministri shprehu besimin e tij se zgjedhjet e reja do të jenë një sukses i radhës për mazhorancën.
“Shqipëria e ndjehu krizën botërore ekonomike por nuk u zhyt në këtë krizë. Modeli ynë ekonomik i suksesshëm pasi ndoqëm modelin e taksave të ulta ndërsa modeli tjetër që ofrohet është ai Marksist që i bëri të vuajnë shqiptarët. Ne po shkojmë drejt një fushate elektorale e cila është suksesi i radhës pasi ne investojmë ndërsa ata kanë vizionin e bllokimit”, vuri ndukje kreu i qeverisë.
Ndërkohë që duke iu referuar investimit prej afro 400 mln lekë në këtë segment, Kryeministri vblerësoi se rruga Ura e Mesit-Prekal, në Postribë të Shkodrës do të lehtësojë transportin e prodhimeve bujqësore si dhe do të ndikojë dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të kësaj zone.
“Këto investime kanë si qëllim hapjen e vendeve të reja të punës. Prioriteti kryesor për qeverinë është punësimi. Po ndërtojmë rrugë në të 4 anët e vendit ndërsa ia dolëm të ndezim garën përndërtimin e HEC-ve”, u shpreh Berisha.
Nga kjo rrugë përfitojnë edhe banorët e komunave Pult, Shosh, Shale të cilët e përdorin atë për t`u lidhur me qytetin e Shkodrës.
Segmenti rrugor Ura e Mesit – Prekal është i gjatë 15.4 km dhe shtrihet përgjatë luginës së lumit Kir. Kjo rrugë fillon në Urën e Mesit dhe përfundon në fshatin Prekal.
Rikonstruksioni i saj do të krijojë mundësi aksesi më të shpejtë drejt parkut kombëtar të Thethit, si dhe do të nxisë zhvillimin e turizmit malor të zonës.
Rruga e rikonstruktuar është e pajisur gjithashtu me sinjalistikën e duhur vertikale dhe horizontale, mure mbajtëse, mbrojtje metalike në të gjitha pjesët e rrezikshme të saj.
Ky segment rrugor është faza e parë e rehabilitimit të rrugës së Dukagjinit.
Këto ditë do të fillojnë punimet për dy rrugë të tjera:
Rruga Prekal - Kir 580 milion lekë, 13 km e gjate dhe Rruga Bogë – Qafë Thorë 510 milion lekë, 11.5 km e gjatë.
Investimet në qarkun Shkodër 2005 – 2012
Në qarkun e Shkodrës janë ndërtuar mbi 800 km rrugë kombëtare dhe rurale duke përfshirë:
425 km Rrugë lokale në komuna e bashki,
180 km Rrugë Kombëtare nga Drejtoria e Rrugëve,
195km Rrugë rajonale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Janë ndërtuar e rikonstruktuar 165 shkolla e kopshte, 120 Sisteme Ujësjellesash e Kanalizimesh dhe 94 Qendra Shëndetësore e Ambulanca.
Në bujqësi është subvencionuar 1500 ha vreshta, ullinj, bimë arë, sera ose 30 herë më shumë se PS
Janë restauruar mbi 60 monumente të kulturës dhe të rekreacionit shpirtëror
Energjetikë: Janë realizuar mbi 173 milion euro në përmirësimin e rrjetit elektrik investime në sistemin energjetik, ku përfshihet veç nënstacionit të Koplikut, Vaut të Dejës, Bushatit dhe i HEC të Ashtës.