Autostrada Tiranë-Elbasan do hapet në mes të qershorit
TIRANE- Brenda mesit të qershorit autostrada Tiranë - Elbasan do të hapet për qytetarët. Tuneli ka përfunduar në të dyja galeritë e tij, me gjatësi 2.4 dhe 2.6 kilometër. Por jo vetëm tuneli.
Është asfaltuar edhe një pjesë e rrugës në të dy krahët e tij, drejt Tiranës dhe Elbasanit. Në një deklaratë të djeshme, Drejtori i projektit të autostradës Tiranë – Elbasan u shpreh se Kompania ka vendosur të punojë me ritme të shpejta për të përmbyllur në kohë projektin.
Me këto ritme, sipas tij, në mes të verës do të hapet më shumë se gjysma ose 2/3 e autostradës.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)