Autostrada nuk vonohet

Nuk dihet dita e saktë se kur do të fillojë ndërtimi i autostradës Morinë - Prishtinë - Merdar. Ende nuk është përzgjedhur kompania që do të kryejë punët, ndërsa ende është në proces shpronësimi i tokave nga Vërmica deri në Prizren.
Megjithëkëtë, zëvendësministri i Transportit, Adem Grabovci, është shumë optimist se punët fizike nisin këtë vit. Besoj se brenda këtij viti jemi gati ta fillojmë ndërtimin e autostradës, ka thënë Grabovci.
Para dy muajsh, përkatësisht kur u shpall lista e ngushtë e kompanive që kishin ofertuar, zyrtarë të kësaj ministrie me plotë bindje patën thënë se ndërtimi i autostradës nis dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor.
Grabovci ka theksuar se punë më e madhe se ndërtimi fizik është shpronësimi i tokave. Është bërë identifikimi i të gjitha pronave kah do ti bjerë autostrada dhe janë mbajtur disa dëgjime publike me pronarët e tokave kah duhet të kalojë segmenti i parë, ai Vërmicë - Prizren. Edhe këto shënojnë fillimin punës në autostradë. Këto janë çështje shumë të rëndësishme, tha ai.
Sipas ligjit, punët duhet të fillojnë një muaj pas përzgjedhjes së kompanisë ekzekutuese, që nuk është bërë ende. Presim që përzgjedhja të ndodhë në muajin dhjetor, ka thënë për radion Evropa e Lirë, Xhevdet Pozhari, zëdhënës në MTPT.
Zëvendësministri Grabovci, vonesat i arsyeton me shpronësimin, që, sipas tij, ka marrë ditë të tëra dhe është ende në proces. Fillimisht nuk ka pasur ligj për shpronësime, prandaj ka pasur vonesa rreth caktimit të mënyrës së kompensimit. Më gjithë këto, Grabovci thotë se vetëm kushtet atmosferike mund të ndalin fillimin e punëve.
Vetëm nëse na pengojnë kushtet atmosferike, përndryshe besoj fort se ndërtimi i autostradës nis sivjet, është shprehur ai.
Deri tani, Ministria e Transportit ka siguruar 50 milionë euro për shpronësime. Sipas projektit kryesor, autostrada do të jetë 118 kilometra e gjatë, do të ketë katër korsi, pesë kilometra tunele dhe do të kushtojë rreth 675 milionë euro, bashkë me shpronësimet. Ministri Fatmir Limaj më herët ka thënë se kjo shumë mund të tejkalohet.
Kryhet rruga e aeroportit
Projekti tjetër i madh i MTT-së, autoudha Fushë-Kosovë Sllatinë, kryhet javën tjetër. Besoj se kah fundi i javës do të përfundohet kjo rrugë, thotë zëvendësministri Adem Grabovci. Ai pranon se gjatë ekzekutimit të punimeve ka pasur mjaft pengesa, si me rrjetin elektrik, kanalizimin, ujësjellësin dhe me pronarët e tokave. Për 8,2 kilometra, ku përfshihen edhe katër ura, janë shpenzuar 33 milionë euro.