E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset rriten ngadalë

Prodhuesit vendorë kanë një rritje të ngadalshme të shfrytëzimit të kapaciteteve. Edhe pse ajo është më e mirë se në dy vitet e kaluara, megjithatë ata i kanë të lira 65 për qind të potencialit. Alban Hashani, hulumtues i lartë në Riinvest, të hënën, gjatë prezantimit të hulumtimit për prodhimin vendor, në një tryezë të organizuar nga Aleanca Kosovare për Biznes, ka thënë se pas rritjes së shënuar vjet, sivjet ka rënë qarkullimi i tyre.

Sipas analizës së prezantuar, ky biznes problem më të madh e ka financimin. Ai kryesisht bazohet në mjete vetanake dhe në huazime nga familja dhe miqtë e pronarëve. Vetëm 23,4 për qind të tyre kanë shfrytëzuar kredi bankare.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, për rimëkëmbjen e këtyre kompanive duhet të eliminohet konkurrenca jolojale dhe ato të zhvillojnë marketing më agresiv për promovimin e prodhimeve që kanë.

Riinvest ka identifikuar 2.500 biznese prodhuese në Kosovë, kurse në hulumtim ka përfshirë 1.200 prej tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›