Autostrada, si nje sfide per Kosoven
Luljeta Krasniqi
Doganat e Kosoves tanime kane filluar te mendojne per pritjen e fluksit te madh te mallrave te ndryshme, te cilat pritet te kalojne transit ne Kosove, pas funksionalizimit te autostrades Durres - Kukes - Merdare. Drejtori i Doganave te Kosoves, Naim Huruglica, thote se me leshimin e autostrades, qe Shqiperia e ka paralajmeruar se do ta beje ne muajin qershor te ketij viti, do te jete nje pune shtese per oficeret doganore. "Me funksionalizimin e autostrades, territori i Kosoves do te jete transit i shume mallrave nga vendet e treta, posacerisht nga lindja, si Bullgaria, Rumania dhe pjese tjera te Azise, sic eshte Turqia, pasi qe do te jete rruga me e shkurter per te dale ne detin Adriatik", thote Huruglica. Ai thote se fillimisht Doganat e Kosoves parashohin rritjen e stafit dhe zgjerimin e terminalit, qe te mund te akomodohet i gjithe ai volum i punes. Zoti Huruglica thekson se doganat kane kapacitet dhe do te tregohen te pergatitura qe te kalojne kete sfide pa ndonje problem. "Kjo do te jete nje sfide per Doganat e Kosoves dhe per Kosoven ne pergjithesi. Ne do t'i pergjigjemi ne menyren me te mire te duhur ketij fluksi dhe gjithashtu do te behet nje kontroll i duhur qe te lehtesojme ate qarkullim", pohon Huruglica.
Nderkohe, eksperti per ceshtje ekonomike, Agim Shahini, thote se funksionalizimi i autostrades Durres-Kukes-Merdare nuk fut ne funksion vetem keto dy vende, por tere rajonin. Prandaj, ai sugjeron qe te rritet efikasiteti i sherbimeve te doganes neper pikat kufitare qofte te Kosoves apo ato te Shqiperise. "Kjo rruge ia shton rendesine Kosoves dhe Shqiperise dhe eshte nje mundesi e mire e mallrave transit, qe Kosova mund te perfitoje nje shume te madhe te GDP-se ne nivel vjetor", vlereson Shahini. Megjithate ai konsideron se kur rritet mundesia per funksionalizimin dhe mall transit te atij legal, po ashtu rritet mundesia edhe e mallrave ilegale, prandaj ai thekson nevojen e marrjes se masave nga Doganat e Kosoves. "Dogana dhe policia duhet te jene me te koordinuara. Mallrat qe do te vijne ne detin Adriatik dhe do te shperndahen ne tere keto shtete, mund te jene mallra te ndryshme qe nuk kane kaluar ndonje here transit neper Kosove", thote Shahini.
REL