E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajden, i prekur nga mikpritja e kosovareve

Ambasada amerikane ne Prishtine falenderon popullin e Kosoves per mikpritjen e ngrohte dhe zemergjere per zevendespresidentin amerikan, Joseph Biden gjate vizites ne Kosove duke theksuar se ''ai ishte i prekur nga te shprehurit masiv te dashurise dhe respektit''.''Ambasada e SHBA-se deshiron te falenderoje popullin e Kosoves per mikpritjen e ngrohte dhe zemergjere qe i ofruan zevendespresidentit Biden me 21 maj. Edhe pse Biden nuk pati mundesi te takohet personalisht me gjithe ata mijera njerez qe shfaqen entuziazmin e tyre duke u rreshtuar prane rrugeve te Kosoves, ai ishte i prekur nga te shprehurit masiv te dashurise dhe respektit'', thekson komunikata e rastit e ambasades amerikane. ''Kerkojme falje per cdo veshtiresi te shkaktuar nga mbyllja e rrugeve dhe e masave tjera te nevojshme qe ishin te lidhura me viziten'', shtonte ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›