Leku humb 6% ndaj euros dhe USD
Blerina Hoxha
Monedha vendase leku eshte zhvleresuar mesatarisht me 6 per qind ne tregun e kembimit ne muajt e pare te vitit, sipas nje analize te fundit te Bankes se Shqiperise. Pjesa e pare e vitit 2009 ka reflektuar nje vazhdimesi te tendences renese te lekut kundrejt shportes se valutave kryesore, te verejtur qe ne muajin tetor te nje viti me pare. Ndryshimi mesatar i indeksit te kursit efektiv te kembimit krahasim me tremujorin e fundit te vitit te kaluar, ka nje renie -6.14 per qind per lekun. Ecuria e lekut ne tregun e brendshem valutor, gjate tremujorit te pare ka pasqyruar te njejten sjellje nencmuese si kundrejt dollarit amerikan ashtu edhe ndaj monedhes evropiane. Keshtu, ne ritme tremujore dhe vjetore leku eshte zhvleresuar kundrejt dollarit amerikan perkatesisht me 5.49 per qind dhe 19.43 per qind, ndersa kundrejt euros renia ka rezultuar disi me e moderuar duke arritur 4.0 per qind, ne terma tremujore dhe 3 per qind perkatesisht ne terma vjetore. Banka qendrore rendit si arsye, tkurrjen e ofertes per valute gjate muajve te fundit te vitit 2008 si pasoje e reduktimit te prurjeve te emigranteve dhe renies se eksporteve eshte pasuar ne muajt e pare te vitit nga nje renie e importeve dhe zvogelim i deficitit tregtar, ne ritme vjetore. Pavaresisht se, ne terma mujore ne muajin shkurt ky tregues ka rezultuar ne rritje, duhet vene ne dukje se kjo rritje ka qene e moderuar dhe nuk ka ndjekur ritmet e viteve te kaluara, cka mund te kete perbere faktor mbeshtetes ne ecurine e kursit te kembimit. Gjithashtu, thellimi i diferences se normave te interesit, si pasoje e uljes se normes baze, ne total me 1.25 per qind nga Banka Qendrore Evropiane, mund te lere vend per pritje pozitive drejt balancimit te oferte -kerkeses ne muajt ne vijim, lajmeron Banka Qendrore. Zhvillimet e lekut kundrejt dollarit kane reflektuar
kryesisht ecurine e monedhes amerikane ne tregjet nderkombetare.
Java mbyllet me forcim te lekut ndaj USD
Monedha shqiptare, leku, ka vazhduar edhe kete jave te forcohet kundrejt monedhes amerikane, usd, e cila ishte rritur ne fillim te ketij muaji, por prej disa ditesh ka nisur te humbase pike ne kembimet valutore ndaj lekut. Ne krahasim me fillimin e kesaj jave leku ka fituar 3,1 pike kundrejt dollarit ne shkembimet valutore. Dje nje dollar blihej me 94,6 leke dhe shitej me 95,2 leke, ndersa ne fillim te jave nje dollar eshte blere me 97,7 leke dhe eshte shitur me 98,3 leke. Nderkohe, edhe ne raport me nje jave me pare dollari rezulton me humbjen e 2,1 pikeve ndaj lekut ne kembimet valutore, pasi eshte blere me 96,7 leke dhe eshte shitur me 97,1 leke. Gjate vitit te kaluar, dollari e kishte kuoten me te larte ne kembimet valutore kundrejt lekut ne muajin nentor, kur blihej me 96,7 leke. Ekspertet lajmeron se monedha vendase do te kete nje vleresim te saj gjate mujave te vers. Per shkak se, ne kete periudhe kulmojne faktorin qe sjellin valute ne vend te tilla, eksportet, dhe ardhje e emigranteve dhe turisteve te huaj per te kaluar pushimet ne vendin tone. Oferta per valute ne periudhen e veres do te shtohet dhe per rrjedhoje do te forcohet edhe vlera e lekut.