Avancojnë punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës, Rama publikon pamje

Vijojnë punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri, Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet, ndërsa bën me dije se është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për hekurudhën Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza” ku është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.
Hekurudha 39 km e gjatë, do të lidhë Tiranën me Aeroportin e Rinasit në vetëm 12 minuta, ndërkohë që Tirana me Durrësin do të përshkohet për vetëm 22 minuta distancë kohore.
/rtsh.al/