E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konkursi “Pyet Gjyshërit”, vlerësohen me çmime punimet më të mira

Konkursi “Pyet Gjyshërit”, ka vijuar traditën edhe këtë vit duke ftuar të rinjtë e moshës 15–19 vjeç të reflektojnë për të shkuarën në Shqipëri, përmes një punimi kreativ individual ose në grup.

Me anë të këtij konkursi, gjimnazistët kanë mundur të tregojnë historitë që ata dinë, ngjarje të përjetuara nga familjarët e tyre apo rastet të tjera  persekutimi, përndjekje apo pushkatimi në diktaturë. Punimet kreative nga të rinjtë, janë realizuar në ese, arte figurative, multimedia dhe më të mirat janë vlerësuar me çmime.

E pranishme në shpërndarjen e çmimeve, Zonja e Parë, Armanda Begaj tha se konkursi synon të ndërgjegjësojë të rinjtë dhe shoqërinë shqiptare për rëndësinë e njohjes se të shkuarës së vendit tonë.

Histori të vërteta të trajtuara si ese në formë filmi të historive të familjes se vetë gjimnazistëve, kujtime të prindërve dhe gjyshërve, histori të treguara nga të njohurit apo histori të dëgjuara e të lexuara, të shoqëruara me reflektime dhe interpretime origjinale.

/rth/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›