E Diel, 1 Nëntor 2026

Avaria në traget, pas 18 orësh udhëtim Topi në Durrës

Trageti “Adriatika1”, në të cilin ndodhet dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pas rreth 18 orësh udhëtimi, ka mbërritur në Portin e Durrësit mbëmjen e sotme rreth orës 19:00.

Presidentit Topi i është ofruar ndihmë si nga autoritetet shqiptare ashtu edhe nga ato italiane por ai ka preferuar të qëndrojë në traget bashkë me udhëtarët e tjerë.

Trageti “Adriatika 1”, ka pësuar një avari rreth 20 milje larg portit të Durrësit. Ai duhej të mbërrinte në port rreth orës 07:00- 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Hysni Ruçi, kapiteni i portit të Durrësit, deklaroi se trageti ka pësuar avari pasi janë bllokuar filtrat e naftës për shkak të cilësisë së dobët të kësaj të fundit.

Presidenti Bamir Topi po kthehej nga vizita e tij në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›