E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimet, ja pajisja miliona dollarshe

Tiranë- Bëhet publike për herë të parë pajisja e shumpërfolur e përgjimeve me anë të të cilës Ministria e Brendëshme akuzohet se po përgjon opozitën dhe ndërkombëtaret.

Kjo pajisje quhet CDMA Interceptor, e njohur ndryshe në gjuhën ushtarake si valixhja lëvizëse.

Fotoja tashmë e mediatizuar është bërë publike nga një zyrtar i Ministrisë se Mbrojtjes dhe tregon pikërisht aparaturën me te cilën opozita pretendon se është përgjuar nga dikasteri i Arben Imamit.

Madje, sipas opozitës, pajisja në fjale, që kushton vetëm 400 mijë dollarë, është porositur nga vetë ministri në shkurt të 2011-ës dhe është blerë rreth 1.6 milionë euro.

CDMA Interceptor është një aparature përgjimi apo me thjesht një kompjuter në të cilin janë instaluar një sërë programesh, që mundësojnë dekodimet dhe regjistrimet e bisedave telefonike apo sms-ve, në një rreze prej 300 metrash.

Kompjuteri qëndron brenda një valixheje, pjesë e së cilës janë edhe 2 antena, të cilat bëjnë të mundur kapjen e sinjaleve. Dekriptimi i sms-ve, e-mail-eve dhe telefonatave në fjalë bëhet në kohë reale, ruhet në kompjuter dhe më pas dëgjohen me zë apo lexohen.

Të tilla aparatura nuk mund t`u shiten personave, individëve, apo organizmave të ndryshëm, vetëm në rastin kur këto të fundit janë institucione shtetërore, si p.sh. Prokuroria apo Policia.

Një ditë më parë lideri i opozitës akuzoi edhe një herë ministrin Imami për përgjim të ndërkombëtarëve dhe opozitës.

Është personalisht Ministri i Mbrojtjes që ka urdhëruar në shkurt të vitit 2011 blerjen e një pajisjeje me vlerë 1.586.000 euro për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë. Kjo pajisje në fakt kushton vetëm 400.000 euro dhe blerja e përdorimi i saj nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë, është në kundërshtim të plotë me ligjin shqiptar për përgjimet. Për faktin se, përmes vënies në përdorim të paligjshëm të kësaj pajisjeje është përgjuar e vazhdon të përgjohet opozita, kjo është akoma më keq, është një atentat ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në Shqipëri kjo është absolutisht e ndaluar me ligj. Por, faktikisht është bërë dhe bëhet përditë, madje duke futur nën përgjim edhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve aleate të Shqipërisë në NATO nëpërmjet një njësie përgjimi në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë-deklaroi dje Rama.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›