E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Lushnje, digjen hektarë tokë

Një tjetër zjarr është regjistruar sot në rrethin e Lushnjes. Rreth 5 hektarë sipërfaqe kodrinore janë përfshirë nga zjarri në komunën Golem, në afërsi të autostradës Lushnje-Rrogozhinë. Si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj, pemë frutore e të mbjella të tjera. Po ashtu, flakët e zjarrit nuk kanë kursyer dhe traversat e hekurudhës Lushnje-Rrogozhinë. Forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë neutralizuar flakët, duke mos mos lejuar përhapjen e tij në sipërfaqe më të gjera. Është i dyti vit radhazi që kjo zonë përfshihet nga zjarri. Dyshohet se djegja e mbeturinave në këtë zonë është bërë shkak i këtij zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›