E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aventura e Hugos

Nga regjisori legjendar Martin Scorsese vjen një nga filmat më të vlerësuar të vitit 2011, fitues i 5 çmimeve Oskar dhe 36 çmimeve të tjera kinematografike! “Hugo” është filmi tjetër që do të shfaqet në DigiGold. Një film i realizuar në 3D nga një regjisor, që mund të prisni edhe filma që ju lënë pa frymë.

“Hugo” është një film serioz, i mrekullueshëm, me dije për jetën absurde dhe një përqafim i mprehtë i mallit për një të afërm.

Askush nuk është në klubin e vdekjes, pos hijes dhe një Dobermani të egër, që gjendet poshtë këmbëve tua.

Ky është filmi “Hugo”, që bazohet në librin “The Invention of Hugo Cabret”, por po ashtu është njëri prej filmave që më së shumti shpreh dashurinë për të afërmit në të.

Sigurisht emri i autorit të librit Brian Selznick ju bie në sy sepse ai është i afërt me David O. Selznick, producentin e filmit “Gone With the Wind” — që edhe e ka zbuluar Scorsesen.

“Hugo” është në kërkim të misterit mbi një robot të trashëguar nga babai.

Ai është një 13 vjeçar jetim që jeton në një stacion treni dhe nga aty do të fillojë një aventurë të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme...

I braktisur edhe nga xhaxhai i tij, stacioni ka një kohëmatës zyrtar (Ray Winstone), aty është edhe Hugo që jeton i vetmuar brenda stacionit, në një dhomë të errët, plotë pluhur, në një banesë sekrete që ishte ndërtuar më parë për punëtorët.

Ai jeton në mes të orëve, rrotave, pulexhëve, qypave dhe mjeteve të pastrimit mbi të cilat ai fle dhe natyrisht ëndërron, kurse shumicën e kohës e kalon duke ndrequr “Automaton” që ia kishte dhënë babai, një orëtar (Jude Law). Automaton rimbetet për të një kujtim nga e kaluara e tij lumtur.

Këtë rimontim Hugo e bën me pjesë të ndryshme mekanike, të cilat i vjedh në një shitore të lodrave që gjendet në stacion. E tërë që ai ka nevojë është që të sjellë atë në jetë- ai rri me orë të tëra duke e shikuar dhe dike pritur inspirimin por ta rregulluar atë.

Pasi i klasifikon mjetet ndalon dhe prapë fillon që të gjej portet që mund ta bëjnë të gjallë robotin e tij.

Emri i robotit nuk do të thotë asgjë për Hugon dhe nuk do të thotë asgjë për ndonjë shikues bashkëkohorë të filmit, por kjo nuk do të thotë se ai është një film i dashur.

Vet film është një makinë shumë mirë e konstruktuar, në një ambient plot gjëra dhe lodra që i jep shpirt këtij filmi, koreografia e të cilit është e ilustruar në një stacion treni.

Hera e parë që e kemi parë Hugon është se ai gjithmonë rri prapë një ore të madhe muri. Shikimi i kësaj ore bën që ai të këtë një pikëmbështetje për rolin e tij, kurse filmin realisht ta bëj një melodramë, romancë, përderisa e tërë kjo bëhet duke e inkuadruar në lojë edhe inspektorin e rrezikshëm të stacionit, që luhet nga aktori Sacha Baron Cohen.

Shumë gjëra ndodhin në këtë film.

Ai është një film që paraqet një imagjinatë të një modernisti, përderisa shpirti i vogëlushit ngjason më atë të James Joyesit, apo dhe Django Reinhardtit.

Në fund të fundit “Hugo” është një përrallë për një djalosh, një fiksion për jetimët sentimentalë dhe botën e cila shpik, e për këtë gjithmonë janë njerëzit e varfër që gati gjithmonë shpikin gjëra të mëdha.

Ky film, pos aventurës, është i mbushur me tregime plot melankoli, spazmë, por edhe me komedi që e bën atë një film perfekt.

Kjo ndoshta do ju duket pak paradoksale sepse nuk jemi mësuar ta shohim Scorsesen në këso lloj filmash, por kjo e bën atë edhe një mjeshtër të një ane tjetër të filmit – atë të 3D – pasi që edhe teknikisht ky film është mirë i realizuar.

E tërë këtë film me plot ngjarje interesante në të do të mund ta shikoni në DigiGold, që në Kosovë e sjell Kompania IPKO.

-----

HUGO

Regjia: Martin Scorsese; skenari: John Logan, bazuar në romanin “The Invention of Hugo Cabret”, nga Brian Selznick; drejtor i fotografisë: Robert Richardson; montazha: Thelma Schoonmaker; muzika: Howard Shore; dizajner: Dante Ferretti; kostumet: Sandy Powell; efektet vizuale:, Rob Legato; producentë: Graham King, Tim Headington, Scorsese dhe Johnny Depp; Distributor: Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 6 minuta.

Aktorë: Ben Kingsley (Pappa Georges/Georges Méliès), Sacha Baron Cohen (Station Inspector), Asa Butterfield (Hugo Cabret), Chlow Grace Moretz (Isabelle), Ray Winstone (Uncle Claude), Emily Mortimer (Lisette), Helen McCrory (Mama Jeanne), Christopher Lee (Monsieur Labisse), Michael Stuhlbarg (René Tabard), Frances de la Tour (Madame Emilie), Richard Griffiths (Monsieur Frick) dhe Jude Law (Hugo’s Father).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›