Europa para mbylljes së kufijve?

Disa shtete të BE-së, në pararojë Gjermania dhe Franca, duan të kufizojnë për shembull marrëveshjen e Shengenit, së paku për një kohë të shkurtër.
Pak ditë më parë, dy ministrat e Brendshëm të dy shteteve më të rëndësishme në BE, Francës dhe Gjermanisë, Claude Gueant dhe Hans-Peter Friedrich, kërkuan në një letër të përbashkët prezantuar qeverive të tjera që në raste të jashtëzakonshme, çdo shtet duhet të ketë mundësinë që të rivendosë vetë kontrollet kufitare deri në 30 ditë.
Ishte Danimarka ajo që verën e vitit të shkuar vendosi për një kohë të shkurtër kontrollet kufitare, duke shkaktuar debate të ashpra. Ministri i Brendshëm gjerman Friedrich tha të enjten se propozimi i tij nuk ka të bëjë aspak me danezët: "Danimarka ishte diçka tjetër. Danezët donin të fusnin rregullisht kontrollet kufitare. Kjo nuk është e pajtueshme me lirinë e lëvizjes”, tha Friedrich.