Drejt e në rrethin e Hysenit

Filmi “The Devil’s Double” është i bazuar në historinë e vërtetë dhe rrëqethëse të Latif Yahia, njeriu që me dhunë dhe kërcënim u detyrua të bëhej sozia i Uday Hussein, djalit të Saddam Husseinit.
Filmi është një vështrim në jetën e Uday Hussein, të mbushur plot dhunë, vrasje dhe krime seksuale. Një njeri që nuk kishte të ngopur dhe përdorte çdo mënyrë për të marrë gjithçka që dëshironte.
I tmerruar nga të shtënat, tonet e shkëlqyera, duke marrë frymë me dekadencën e popit, filmi është së paku një autonomi për politikanët autoritarë e jo një film për gangsterë.
Ai është një evokim i traditës në film, që e kemi parë edhe të “Scarface” dhe “The Sopranos”, as aksidental, por i ardhur në kohë.
Familja e Husseinit është e ngjashme me familjet kriminale që i shohim në filmat klasikë të Hollywoodit, sidomos ata të viteve 1980 dhe 90, në të cilën kohë edhe zhvillohet filmi. Sadami ishte një nopran, një patriark i vetmuar, i preokupuar vetëm me biznesin e tij të përditshëm të tiranisë. Pamëshira e tij tashmë ka disa kuptime, por dreqi në kabinetin e tij, që paraqitet në filmin “The Devil’s Double” ishte djali i tij Uday, kokëfortësia e të cilit ishte edhe si rezultat i pushtetit absolut të babait të tij, por edhe irritimi i tij në një njëri të moshuar.
Uday, një patetik dhe i rrezikshëm, shëndetlig sa ishte djalosh, paraqet një studim interesant edhe për psikopatologjinë botërore sot. Ai ishte një përdhunues, drogirash dhe sadist, i lidhur me ndjenja me nënën e tij dhe plot gjëra të tjera të këqija.
“The Devil’s Double” paraqet disa nga këto tema me një energji të thellë. Në disa raste në film do të mendoni se si është të mbeteni vetëm pa asnjë qindarkë në xhep, ashtu sikurse në lojën “Grand Theft Auto”, por kësaj radhe në qytetin e Bagdadit.
Uday për t’u larguar nga qyteti dhe për të vrarë përdor pikërisht Latif Yahian, që është një luftëtar veteran nga lufta Iran – Irak, i cili obligohet të luajë sozinë e Udayit.
Por, karakteri i Latifit është krejtësisht ndryshe nga ai i Udayit dhe dhimbjet e tij për njerëzit e pafajshëm e bëjnë atë si një të sëmurë mendor. “The Devil’s Double” është një film i vlerësuar në tërë botën, përderisa do të shfaqet në DigiGold nga fillimi i javës së ardhshme.
---------
THE DEVIL’S DOUBLE
Regjia: Lee Tamahori; skenari: Michael Thomas, bazuar në rrëfimin e vërtetë të jetës së Latif Yahia; drejtor i fotografisë: Sam McCurdy; montazha: Luis Carballar; muzika: Christian Henson; dizajner: Paul Kirby; kostumet: Anna B. Sheppard; poducentë: Paul Breuls, Michael John Fedun, Emjay Rechsteiner dhe Catherine Vandeleene; Distributor: Lionsgate. Kohzgjatja: 1 orë 48 minuta.
Aktorë: Dominic Cooper (Uday Hussein/Latif Yahia), Ludivine Sagnier (Sarrab), Raad Raëi (Munem), Philip Quast (Saddam Hussein/Faoaz), Mimoun Oaissa (Ali), Khalid Laith (Yassem Al-Helou), Dar Salim (Azzam) dhe Nasser Memarzia (Latif’s Father).