Suela Konjari: Gruaja që gjen dritë në fund të tunelit
TIRANE- Një rrëfim frymëzues... Të tillë do ta konsideroja intervistën me Suela Konjarin, artisten e dashur të skenës, e cila prej dy vitesh tashmë qëndron në krye të Teatrit të “Metropolit”. Gjatë bisedës së gjatë, Suelës së fortë, - siç të gjithëve u është krijuar përshtypja për të - i shpëtuan herë pas here disa diamantë të vegjël nga sytë plot jetë. Kujtuam ditë të vështira, prej të cilave Suela ka mësuar shumë. Megjithatë, ajo kurrë s’është dorëzuar. Ka gjetur gjithmonë forcë për të ecur përpara, sepse ajo e dashuron punën, jetën dhe njerëzit që e rrethojnë. Dashuria është çelësi i mbijetesës së saj...
Suela, jemi në mbyllje të sezonit veror dhe duam të dimë si fillim si ka qenë kjo verë për ty? Punë, pushime, çfarë ke zgjedhur të bësh?
Kam bërë një alternim mes të dyjave. Nuk është se kam bërë pushime-pushime, por kam bërë pushime duke marrë pjesë nëpër festivale teatrosh… I fundit ka qenë festivali i Podujevës. Kam bërë pushime duke punuar dhe ky është një lloj pushimi shumë interesant, pa ndonjë ngarkesë shumë të madhe, por me shumë impenjim shpirtëror edhe profesional për të krijuar komoditetin e veprës së re që ka nisur provat tashmë në “Metropol”, sepse ndryshe nga shumë institucione kulturore që flenë gjatë verës, ne nuk kemi fjetur, jemi përpjekur të qëndrojmë të zgjuar, sepse duke qenë zgjuar, ne përjetojmë dashurira. Dhe të përjetosh dashurira është gjëja më e bukur.
Çfarë do të sjellë sezoni i ri në “Teatrin e Metropolit”?
Duke qenë se ne kemi ndërmarrë një nismë që është ‘një komb, një kulturë, një gjuhë’, - një nismë kjo që unë e dua shumë - kemi pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm, mes shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë... Konkretisht kemi bashkëpunuar me emra të mëdhenj, krahas të rinjve shumë të talentuar, kemi bashkëpunuar me Enver Petrovcin nga Prishtina, kemi bërë një binjakëzim me Teatrin ‘Dodona’, që është teatri i qytetit. Kemi pasur bashkëpunime me pjesën e shqiptarëve të Maqedonisë dhe konkretisht është një regjisor shumë i talentuar, punën me të cilin mezi po pres të finalizoj. Është Kushtrim Bekteshi. Jam shumë e lumtur, duke qenë se kjo nismë na bashkon, na jep mundësinë që të shkëmbejmë eksperienca dhe të jemi po brenda shqipes së folur. Puna bëhet shumë seriozisht dhe mua kjo gjë më bën që të mos e mendoj faktin që Suela nuk u shkëput gjatë verës thjesht për pushime. Fundja unë nuk jetoj dot pa punë. Është shumë bukur që ka pasur jetë, kemi jetuar gjëra të bukura, kemi gëzuar bashkë me aktorët, me trupën e “Metropolit”, pasi është kënaqësi e veçantë kur vjen nga një festival ku marrin pjesë trupa prestigjioze, siç është trupa e rumunëve, e Bosnje Hercegovinës me tri çmimet e para... Kjo ishte dhurata më e mirë që mund të merrnim, duke i vulosur pushimet tona me një kujtim shumë të veçantë. Shfaqja “Tre mendjet në ankand” u vlerësua me çmimet: si “Shfaqja më e mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Dramaturgjia më e mirë”.
Ndërkohë jam përpjekur pak të lëviz në pjesën e të shtunës dhe të dielës me ftesë të miqve të mi të dashur në Kosovë. Jam kënaqur, jam ndjerë shumë mirë, vërehet kjo gjë besoj. Kjo punë, këta njerëz, janë motiv për mua.
Një motiv për të gëzuar, për të nisur ditën?
Kam një motiv që është puna që e dua shumë, janë miqtë që i dua shumë, njerëzit e dashur, që më motivojnë për të thënë që ka arsye që ta kërkosh, ta përjetosh dhimbjen, dashurinë, detin, malin, lulet, për të gjetur mënyrën më të bukur për të jetuar bukur.
Të kemi parë në krye të “Metropolit” duke sjellë shfaqje shumë të mira, shumë të suksesshme, po kur do ta shikojmë Suelën mbi skenë?
Në fakt, u bënë dy vite që unë nuk kam dalë vetë në skenë dhe të thuash që nuk e dua skenën, ose që nuk më mungon skena, këtë nuk e beson njeri, sepse unë s’jetoj dot pa skenën. Problemi është që unë gjithmonë e krahasoj dashurinë për skenën me dashurinë për njeriun, me dashurinë për dashurinë si koncept i veçantë dhe them që dashuria merr forma të ndryshme në periudha të ndryshme. Edhe një njeri nëse e dashuron, në etapa të ndryshme dashuria për të shndërrohet, ka zhvillime të ndryshme. Edhe kjo periudha dyvjeçare e imja kur unë jam shkëputur si aktore nga skenë, është shndërruar në një tjetër dashuri, në një dashuri që kërkon një përkushtim akoma më të madh, jo thjesht për të realizuar rolin që merr përsipër aktori, por për diçka më komplekse. Duke qenë vetë udhëheqëse artistike e shfaqjeve të “Metropolit”, përpiqem që t’u qëndroj të gjitha detajeve mbi kokë me një përgjegjshmëri absolute për ta çuar çdo gjë në perfeksion. Sigurisht që, nëse unë në ndonjë sekondë do ta kisha prekur perfeksionin, nuk do ta kërkoja. Ndaj jam gjithmonë në kërkim të tij dhe them që duhet shumë punë për t’i ngjitur shkallët njëra pas tjetrës. Natyrisht, kam në plan që të dal shumë shpejt në skenë, kam edhe propozime, oferta; një propozim e kam nga Kosova, një nga Shqipëria dhe një tjetër që ia kam bërë vetes. Do përpiqem patjetër që të jem shumë shpejt në skenë, sepse është shumë bukur kur jeton shkëmbimin e frymëmarrjes me publikun, është pjesa më brilante që unë e marr kur jam në skenë.
Ndërkohë zgjedhjet e këtij viti të vunë në qendër të vëmendjes për një status “Facebook”-u. Duke qenë se kjo pjesë pati jehonë në media, unë do doja që ta preknim pak...
Së pari, unë vetë personalisht nuk kam faqe “Facebook”-u dhe ndjesinë, emocionin që pata menjëherë pas zgjedhjeve i dhashë të drejtë vetes, - ndoshta dhe gabojmë se njerëz jemi - që ta bëja status në faqen e “Metropolit”, në atë që nuk është faqja zyrtare e “Metropolit”. Është një ‘account’, prej të cilit menaxhohet faqja zyrtare e “Metropolit”. Bëra një status, të cilin e siglova me emrin dhe mbiemrin tim. Më erdhi keq që pati keqkuptime, se unë nuk u fsheha dhe ai status më përkiste mua, ishin ndjesitë dhe emocionet e mia. Në reagimet që patën, më erdhi keq që disa aktorë të rinj, të cilët kanë punuar realisht në “Metropol” në këtë periudhë që unë jam drejtuese dhe më shumë sesa kushdo tjetër e kanë prekur të vërtetën, që unë nuk bëj absolutisht politikë në institucionin e “Metropolit”. Gjithsesi e drejta ime është absolute, si e drejta e gjithkujt që të kem preferencat dhe bindjet politike dhe faleminderit Zotit që e kemi këtë mundësi. Duhet thënë faleminderit Zot, që ‘unë’ dhe ‘ti’ jemi miq edhe pse nuk kemi bindje të njëjta politike dhe i shprehim hapur ato. Por duke iu rikthyer statusit, unë i kam dhënë një përgjigje, në një tjetër status të “Metropolit” dhe më erdhi çudi që nuk pati më reagime as nga gazetat dhe as nga artistët. Unë thoja një të vërtetë duke e treguar me fakte konkrete, që në periudhën e zgjedhjeve të 2011 në “Metropol” janë bërë prova teknike për votuesit. Është kthyer salla e “Metropolit” në qendër votimi, me kuti votimi, me militantë të PS-së që bënin prova dhe unë këto i kam treguar në status, ku u them në 2011, kur bashkinë e drejtonte kryeministri i zgjedhur, në “Metropol”, në një institucion artistik është bërë veprimtari politike. Me bindje ju them, mund ta verifikoni se, që nga periudha që Bashkinë e Tiranës e drejton z.Basha dhe unë jam në krye të “Metropolit”, aty nuk është kryer asnjë veprimtari politike, qoftë e PD-së, PS-së, PR-së, apo e të gjitha të tjerave. Është bërë thjesht dhe vetëm art dhe asnjë artist që hyn në “Metropol” nuk vjen për t’u paraqitur me bindjet e tij politike, sepse mua kjo gjë nuk më intereson kur del në skenë. Mua më intereson që të kem njerëz që dinë të punojnë fort, që e duan skenën, që e respektojnë njëri-tjetrin, që kanë ambicie për të bërë punë të bukura, që janë në fund të fundit artistë të vërtetë dhe tek artisti i vërtetë unë nuk e shoh bindjen politike... Gjithsesi, unë e them dhe do ta them gjithmonë, jam me bindje të djathta politike, por jam një artiste me 23 vjet karrierë në skenë, ndonëse shumëkush mund të thotë ‘kush je?’, kam parë fyerje të cilat nuk më kanë prekur në komentet që kanë bërë për atë statusin tim, sepse më janë dukur njerëz mjeranë, që kanë mbushur orët e tyre boshe me mendimet e mia...
Një grua e fortë si Suela Konjari, që i ka bërë ballë e vetme shumë sfidave në jetë. Si ia ke dalë Suelë? Je një nënë e divorcuar, për fatin e keq viti i fundit ka pasur dy humbje të mëdha për ty... Ku e gjen forcën Suela?
Unë nuk kam shumë dëshirë që t’i rikthehem të shkuarës dhe të nënshtrohem nga ajo, por të betohem që asnjë sekondë nuk e harroj, sepse e konsideroj të shkuarën e jetës së një njeriu si themel për ndërtimin e së ardhmes. Nuk para e kthej kokën mbrapa, por kur e bëj, me gjithë vështirësitë e jetës sime, mendoj që e kam pasur jetën të mbushur me shumë dashuri. Kjo pjesa e divorcit, unë e kam thënë dhe në intervista të tjera dhe më vjen shumë inat kur ma përmendin, sepse unë me të vërtet jam divorcuar me Mirin si bashkëshort, por s’jemi divorcuar kurrë si prindër, si miq, që është pjesë shumë e rëndësishme dhe të them të drejtën, nëse ka një mashkull tek i cili unë kam besimin, gjej mbështetjen, gjej përkrahjen dhe gjej shembullin, ai është Miri. Ne e kemi rritur të dy bashkë Krisin, kështu që kjo pjesa nuk ka qenë aq e vështirë, ndoshta ka qenë e vështirë për t’u ballafaquar me mentalitetin shqiptar, që akoma nuk arrin ta bëjë të vetën të qenurit çift i divorcuar, por prindër dhe miq shumë të mirë. Kjo është shumë e vështirë për t’u bërë në fakt, bëhet veç në një rast, kur dashurohet shumë fort. Unë jam natyrë që pasionet i kam shumë të fuqishme, unë nuk bëj dot sikur dua. Them nganjëherë, e di si jam unë kur dashuroj? Më shpërthen truri dhe Miri është një nga këto lloj dashurish, që sot është shndërruar në një tjetër dashuri, të dy prindërve dhe dy miqve shumë të mirë. Them që e kam përballuar këtë gjë, duke e pasur Mirin njeri që e ka kuptuar dhe e ka përjetuar njësoj si unë, kemi qenë në të njëjtën rreze mendimi dhe të vepruari.
Pjesa që njeriun e bën që të ridimensionojë vetveten është pjesa kur ballafaqohesh me humbje të mëdha. Pjesa që të shndërron dhe të ndryshon të gjitha balancat e jetës. Unë e kam pasur shumë të dhimbshëm këtë dyvjeçar, kam humbur dy njerëz me të vërtet të dashur, të thuash kam humbur dy njerëz të shtrenjtë më duket sikur shqipja nuk e ka vokacionin aq të pasur sa për të treguar atë që ndjen realisht, duket sikur fjala e humbet vlerën, duket sikur njeriu zvogëlohet dhe nuk ka fuqi që ta thotë fortë atë që ndjen... Kam humbur motrën dhe babain. Ndoshta është periudha më e vështirë e jetës sime dhe sa herë që kam vështirësi në punë, në jetë, në një miqësi që mund të ketë një keqkuptim, në një shtrëngim dore që nuk është ai i duhuri, i kthej të gjitha në inkoshiencën time dhe filloj bëj analiza dhe them sa pak e vlerësojmë jetën. Sa e shtrenjtë që është dhe sa pak ne dimë t’i japim vlerë për ta jetuar atë që kemi të çastit, sepse është kaq e shtrenjtë... Njerëzit në përgjithësi e kanë këtë, janë egoistë, kur e kanë një gjë nuk dinë ta vlerësojnë dhe kur ballafaqohen me humbjen thonë ‘e tmerrshme’, unë e kisha dhe s’e dita. Mua kjo pjesë më ka bërë mbase më tokësore, më ka bërë brenda asaj të fortës që shikohet tek unë, kaq të ndjeshme, kaq të prekshme, kaq të thyeshme, sa them që njeriu duhet ta mendojë mirë hapin dhe fjalën njëkohësisht. Duhet të dhurojmë shumë dashuri, që të marrim shumë dashuri. Çelësi i vetëm përmes të cilit unë arrij t’i suportoj këto dhimbje është dashuria. Është e vetmja armë që kam. Unë jam femër që i dorëzohem dashurisë, është e vetmja gjë që mund të më mundë.
Marrëdhënia me vajzën si është?
Jemi shumë mikesha, unë e ndjej që sot mua ka kush më përkëdhel bukur, ka kush kujdeset për ‘look’-un tim, ka kush më jep një këshillë për punën. Më vjen mirë që Krisi më ka dhuruar pafundësisht qetësi, dashuri.
A do kishe dashur që Krisi të ndiqte rrugën e prindërve?
Unë në të vërtetë e “dhunova” Krisin në një periudhë. Krisin unë e çova me dëshirën time, me të dhënat e saj, në shkollën e baletit, por Krisi nuk e donte artin, kishte të dhëna shumë të mira për t’u bërë balerinë, por gjithmonë më thonte ‘unë nuk do të bëhem artiste’. Këtë ia ka ushqyer dhe Miri. Në fillim më erdhi keq kur ajo mbaroi dhe të mesmen e baletit dhe zgjodhi të vazhdonte diçka tjetër. Në të vërtet ajo kishte dy vjet që punonte ‘underground’ me Fatmirin dhe gjenin libra në anglisht, literaturë të huaj për psikologjinë, pa dijeninë time dhe kur mbaroi shkollën i thashë ‘mam, unë nuk kam më të drejtë që të vendos për Krisin, ti je e zonja që ta drejtosh vetë jetën tënde. Je vajzë e mençur dhe unë dua të shoh se çfarë do të bësh’ dhe ajo më tha ‘unë e kam vendosur, kam folur dhe me babin dhe do të vazhdoj shkollën për psikologji’. Unë e njoh natyrën e Krisit, është më e fortë sesa unë, është qelq brenda por nuk përlotet siç përlotem unë, sepse unë qaj dhe me lajmet dhe kur më tha për psikologjinë thashë me siguri që kjo do të jetë një psikologe e mirë, përderisa arrin të më bindë mua në shumë gjëra. Krisi u diplomua sivjet në bachelor, studente e shkëlqyer dhe për herë të parë unë kam kritikuar veten nën zë. Thashë unë paskam gabuar që nuk e kam lënë Krisin, që shkollën e mesme ta bënte shkollë të përgjithshme, sepse është mundësia shumë më e mirë për të marrë një formim të përgjithshëm, për të mos e stërmunduar që ajo t’i kapte gjërat që s’kishte bërë në gjimnaz, tani në periudhën e bachelorit dhe kur ajo ka marrë notën 10 në anatomi, që është një lëndë që e bën mjekësia, ajo më ka thënë vetëm kaq, unë do ta kisha dhe mjekësinë shumë mirë dhe kjo gjë më ka lënduar.
A e ke menduar ndonjëherë rimartesën?
Të jesh e mbushur me dashuri nuk është domosdoshmëri martesa, nuk më duket zgjidhja perfekte. Unë mjafton që ta kem zemrën plot dhe jam shumë mirë.
Suela jashtë teatrit... si shoqe, si zonjë shtëpie?
Në kontaktin e parë me njerëz që nuk njihen me mua, krijoj përshtypjen e një njeriu që është e vështirë për t’iu afruar dhe nuk e di pse është krijuar kjo përshtypje. Unë nuk e kuptoj dot, sepse unë e njoh veten time se si jam dhe them nga vjen kjo përshtypje. Në takimet që kam me njerëzit që njihem, me miqtë e mi, jam njeriu që dhuroj shumë gëzim... Në familje jam një grua tradicionale shqiptare. Gatuaj, laj, shpëlaj, bëj punët e shtëpisë, lyej muret, qep me makinë, punoj me shtiza dhe me grep dhe shpeshherë më thonë nuk të duket vetja pak ‘old fashion’ dhe i them përkundrazi pikërisht në këtë moment ndihem më femër sesa kurrë. Janë disa gjëra që sot kanë filluar të zbehen, por që në të vërtetë janë kaq feminile dhe kaq të bukura sa unë mundohem dhe përpiqem që t’i ruaj fort. Në marrëdhënie me familjen time, jam një njeri që më duan shumë dhe i dua shumë, me miqtë pastaj, ndonëse nuk kam shumë të tillë, ata pak i kam njerëzit e zemrës që nuk më braktisin dhe nuk i braktis asnjëherë, me ta bëhet çdo festë, çdo gëzim, çdo mbrëmje, me ta bëhen debate pa fund, me ta janë të gjitha gjërat bashkë. Mendoj që jam njeri me shumë fat që kam njerëz të dashur, që kam miq shumë të mirë, të shtrenjtë që s’dua t’i humbas kurrë, sepse unë nëse humbas diçka e vuaj shumë, kështu që boll, nuk dua të vuaj më. Nuk e meritoj të vuaj më.
Po për ‘look’-un sa kujdesesh Suelë?
Ti më shikon mua shpesh, unë nuk kam komplekse. Nuk kam komplekse as për rrudhën që mund të më shtohet çdo ditë e më shumë, as për fizikun... Kam mësuar që duhet t’i them Zotit çdo ditë faleminderit për çdo orë frymëmarrje që me jep. Sigurisht është shumë mirë që të kujdesesh për ‘look’-un, të shkosh dhe në parukeri, në qendra fitnesi. Kam shkuar shumë dikur nëpër palestra, jam marrë edhe me sport, por unë e kam jetën shumë të ngjeshur me aktivitet fizik sa është një lloj kujdesi për trupin edhe ky. Megjithatë, shumë shpejt do ta rifilloj palestrën dhe do filloj pak nga pak të lë duhanin sepse është kontradiktore të shkosh në palestër dhe të pish duhan. Për ‘look’-un tim kujdesem vetë, për veshjet e mia kujdesem vetë, sepse unë vetë i stiloj dhe vetë i qep veshjet e mia, kështu kursej edhe xhepin. E vetmja gjë që unë kam shumë kënaqësi, është ‘shopping’, jo për vete po për të tjerët. Unë vdes që të bëj dhurata, është kënaqësia ime, është një shkarkim i emocioneve negative kur unë blej dhurata dhe ndihem shumë mirë kur dhurata i pëlqen atij që ia jap. (OSS)
(e.m/summerpages/BalkanWeb)