Aventura me krijesa të çuditshme

Një 17 vjeçar merr një mesazh nga një ishull që s’duhet të ekzistojë dhe bashkë me njerkun e tij nisen në kërkim të këtij misteri.
Të ndihmuar edhe nga një pilot dhe vajza e tij simpatike, ata zbulojnë një vend të magjishëm me krijesa të pazakonta dhe male të artë.
Në një garë kundër kohës, ata fillojnë një mision për të shpëtuar banorin e vetëm përpara se i gjithë ishulli të fundoset në oqean.
Sean (Josh Hutcherson), që është i vetmi karakter që luan në këtë film nga ai i mëparshmi, është ai që merr mesazhin në radio që e bën të besojë se gjyshi i tij është në një ishull fantastik, në mesin e askujt dhe ai me njerkun e tij (Dwayne Johnson) bëjnë mirë që ta kërkojnë.
Filmi është i përcjellë me gjëra të ndryshme, me një dinamikë që trajton edhe aspektin familjar. Megjithatë, filmi është i mbushur plot efekte speciale. Ato fillojnë nga rrëzimi i një helikopteri, nga një magjistar i madh shumë i besueshëm dhe rriten përgjatë gjithë filmit me skena që janë shumë interesante, përfshirë këtu edhe biletat gjigante.
Michael Caine luan rolin e gjyshit dhe është nga ata karaktere që dëshirojnë gjithmonë të argëtohen. Një tjetër karakter është ai i aktores Vanessa Hudgens nga filmi “High School Musical”, edhe pse ajo disa herë këndon për ta bërë filmin edhe më interesant.
Pra, me një fjalë pjesa e dytë e këtij udhëtimi ka të bëj më shumë me një marrëdhenj në mes të një tinejxheri dhe njerkut të tij apo edhe dashurinë në shikim të parë në Kailani (Vanessa Hudgens)?
Ndoshta mund të jetë edhe një film për botën që nuk është e zbuluar – që mund të përshkruar si një qytet i humbur sikurse Atlantis.
Filmi do të shfaqet në DigiGold.
-----------
Journey 2: The Mysterious Island
Aktorë: Josh Hutcherson, Dwayne Johnson, Vanessa Hudgens, Michael Cain, Luis Guzman
Regjia: Brad Peyton
Zhanri: Aventurë: Adventure
Gjatësia: 1 orë e 34 minuta