Sulm me sëpatë në një kopsht në Kinë, vriten 3 fëmijë
Një ngjarje tragjike ndodhi në Kinë, në një kopsht fëmijësh. Një person i armatosur me një sëpatë, është futur brenda një kopshti dhe ka sulmuar fëmijët. Nga sulmi humbën jetën tre fëmijë, ndërsa 30 të tjerë u plagosën.
Ngjarja ndodhi në provincën jugore të Guangxi. Sipas policisë personi që kreu sulmin ishte me probleme mendore.
Dy vitet e fundit Kina është përfshirë nga një valë sulmesh të ngjashme, nëpër shkolla e kopshte.
Nga viti 2010 janë vrarë 21 fëmijë, në shumicën e rasteve sulmet janë kryer nga njerëz që kanë humbur punën ose që janë shkurorëzuar.