E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi i ri nuk do të lind kurrë

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova nuk ka dilemë se kush është futbollisti më i mirë në histori. Ai është ylli argjentinas Lionel Messi.

Kurse, presidenti i gjigantit katalan Sandro Rosell ka shkuar edhe më larg në komplimentet e tij për sulmuesin kryesor të skuadrës. “Ai është më i miri në botë. Nëse tani nuk është më i miri në histori, atëherë do të tërhiqet si i tillë”, deklaroi Vilanova në konferencën për shtyp para duelit kundër Granadës në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.

Ndërsa, Rosell i cili më herët gjatë javës konfirmoi se klubi synon të rinovojë kontratën e tanishme të Messit që vlen deri më 2016, tani e ka ‘çuar në qiell’ argjentinasin.

“Do të jetë krenari për Barcelonën që ai të mbetet me ne deri në mbarim të karrierës. Një futbollist tjetër si Messi nuk do ta shohim më kurrë”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›