Aviacioni turk rrezon nje helikopter ushtarak sirian

Një helikopter ushtarak sirian është rrëzuar nga aviacioni turk në kufi mes dy vendeve. Me anë të nëj videoje amatore që është postuar në internet shohet qartë momenti i shpërthimit të helikopterit, dhe një nga dy pilotët që përpiqekt të shpëtojë duke u hedhur me parashutë. Sipas të dhënave jo zyrtare piloti është kapur nga rebelët e zonës. Zv/kryeministri turk ka deklaruar se helikopteri kishte hyrë në hapësirën ajrore turke më shumë se dy kilometra dhe se kishte injoruar paralajmërimet, për këtë arsye u qëllua.