Vritet nje police femer ne nje atentat ne Afganistan

Nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve policja femër në Afganistan e cila u plagos në një kurth të dielën në provincën e Helmand.
Viktima ishte një nga zyrtaret më të larta femër në policinë lokale. Ajo u qëllua disa herë me armë zjarri pasi doli nga banesa.
Djali i viktimës tregon se i kishte kërkuar asaj ta shoqëronte në punë me moor, por ajo i kishet thënë që po e priste një makinë. Vetëm pak minuta më vonë djalin e kishin informuar për atentatin.
Edhe pse asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë, policia e Helmand është e bindur se autorët janë talebanët.
Kohët e fundit militantët kanë shtuar sulmet kundër grave që aktivizohen në ushtrinë dhe policinë afgane. Disa muaj më parë u vra dhe një ushtare femër.