E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni izraelit përplaset në malet rumune

Një aeroplan ushtarak transporti përplaset në Karpate. Avioni CH-53 i Israelit me 7 persona në bord u përplas në afërsi të Fundata, 180 km në veri të Bukureshtit gjatë një stërvitjeje të përbashkët, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Rumani.

Sipas stacionit televiziv privat “Realitatea”, skuadrat e shpëtimit kishin arritur të rikuperonin 4 trupa në rajonin alpin të Transilvanise dhe kërkimet vazhdojnë dhe për tre persona të tjerë të humbur, lajm ky që nuk konfirmohet nga burime ushtarake.

Sipas ushtrisë rumune nuk ka të mbijetuar nga aksidenti. Janë gjetur mbetjet e avionit i cili pas përeplasjes ka shpërthyer në flakë. Në bordin e tij udhëtonin 6 ushtarë izraelitë dhe një rumun.

Avioni humbi kontaktet me radio mesditën e së hënës në një zonë mjaft problematike për shkak të mjegullës së dendur. Ndërkohë kanë filluar hetimet dy palëshe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Aeroplani ishte pjesë e ushtrimeve “Operacioni Qielli i kaltër”, që kishte si synim stërvitjen për misione kërkimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›