E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëseardhje e ngrohtë për Gutin në Stamboll

Ish-mesfushori i përfaqësueses së Spanjës, Guti ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me klubin turk të Besiktas, i pritur nga një numër shumë i madh tifozësh, që i kanë uruar Gutit mirëseardhjen. Klubi turk ka bërë të ditur se Guti ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me ta. Një lëvizje kjo e kryer vetëm një ditë, pasi mesfushori i u largua nga Real Madrid, ku ka qendruar 25 vjet.

Besiktas ka saktësuar në një komunikatë për shtyp se Guti do të përfitojë në vit 2.7 milion euro. 33-vjecari, që u bashkua me klubin e Real, sigurisht me ekipet e moshave në 1985, ka bërë debutimin me skuadrën e parë gati një dekadë më parë. Guti e ka ndihmuar Real të fitojë 5 tituj kampion në Spanjë dhe tre Champions League. Tek Besiktas mesfushori do të bashkohet me Bernd Schuster, që drejtoi Real Madrid në sezonin 2007-2008.

Besiktas, me qendër në pjesën evropiane të Stambollit, është një nga klubet më të famshëm në Turqi. Bardhezinjtë kanë fituar titullin në 2008-09, por sezonin e kaluar u renditën në vendin e katërt.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›