Avioni spiun U-2

Duhen shume aftesi dhe teknologji per ta pilotuar avionin U2 ne nje lartesi mbi 21 mije metra ku ai merr imazhe kritike dhe grumbullon te dhena zbulimi.
Nje ore para nisjes piloti fillon te thithe oksigjen te paster per te pakesuar ndikimin e oksigjenit te ralluar ne ate lartesi.
Majori Colby Kuhns i skuadronit te 5 ajror te zbulimit thote se eshte si te jesh ne maje te malit te Everestit. Ai thote
Nuk kam patur ndonje problem me lartesite e medha por rreziku eshte perhere i pranishem. Ata qe fillojne te kene simptoma ndjejne dhimbje ne kyce dhe gjendja mund te perkeqesohet edhe me tej.
Ulja e avionit spiun kerkon gjithashtu aftesi te vecanta.
Piloti ndonjehere pas perfundimit te nje misioni te veshtire qe mund te zgjase deri ne 12 ore ka shikim te dobet nga kabina.
Per shkak se avioni me krahe te gjere ka nje lloj pajisje te vecante uljeje nje pilot i dyte ne nje makine shume te shpejte ne piste ndjek uljen duke folur me radioma me koleget e tij ne kabine per ti ndihmuar te mbaje drejtimin e duhur ne lartesine fikse 60 centimetra nga toka.
Kur avioni U-2 kthehet nga fluturimi ekipi i mirembajtjes qe drejtohet nga Lejtnanti Danielle Rogowski kontrollon gati 150 pjese te avionit qe duhen te zevendesohen ne intervale te caktuara.
Lartesia e madhe i shkakton deme avionit. Shume nga pjeset e tij vihen nen presion nga ndryshimi i temperaturave. - thote ai
Avioni i pare U-2 fluturoi ne vitin 1955. Fillimisht komandantet e skuadriljeve dhe mbeshtetja logjistike ishin nga Forca Ajrore ndersa pilotet dhe planifikuesit e misionit ishin te CIA-s.
Nje version i ri 40 perqind me i madh sesa varianti origjinal i U-2 u prodhua ne vitin 1980. Ne vitet 1990 U-2 u pajisen me motore te rinj.
Majori Carl Maymi i ulur ne kabinen e nje avioni relativisht te ri U-2 para nje sesioni trajnimi ne lartesi te vogel thekson se Forca Ajrore Amerikane ende ka bombardues nga koha e viteve 1950.
Pervec misioneve tradicionale te periudhes se Luftes se Ftohte avionet U-2 japin tani ndihme ne kohe reale per trupat ne zone lufte si ne Afganistan.
E ardhmja e tij eshte ne pikepyejtje megjithate. Departamenti i Mbrojtjes pese vjet me pare kishte ne plan te fillonte heqjen e tyre nga qarkullimi. Por kongresi kembenguli qe avionet spiun te qendrojne derisa ata te tipit pa pilot te jene te afte te zevendesojne misionet kritike.
Forca Ajrore thote tani se kjo do te ndodhe ne vitin 2015 kur avionet pa pilot Global Hawk RQ-4 te ndermarrin misione si U-2.