Protestat Zaptimi hedhin drite mbi hendekun e te ardhurave

Hendeku ne rritje i te ardhurave mes te pasurve dhe te varferve eshte nje nga arsyet qe aktivistet e levizjes Zapto Wall Street-in filluan protestat ne New York mbare Shtetet e Bashkuara dhe ne vende te tjera ne 2011-en.
Aktivistet ne qindra qytete protestuan per pabarazine ekonomike dhe papunesine.
Ata thone se bankat ne veshtiresi ndihmohen nga taksapaguesit ndersa njerezit e thjeshte me probleme financiare perballen me falimentimin.
Levizja Zaptimi fajeson krizen financiare te bankave dhe Wall Street-in dhe thone se me te pasurit nje perqind e popullsise marrin shume para dhe shfrytezojne pjesen tjeter duke blere force politike per te bllokuar taksat mbi te pasurit dhe pakesuar sherbimet sociale per te varferit.
Levizja Zaptimi kerkon nje shoqeri me te barabarte permes me shume taksave per te pasurit dhe me shume rregulla te biznesit.
Por Peter Wallison ne Institutin American Enterprise thote se taksat e ulta dhe rregulloret e pakta te biznesit do ta ndihmonin ekonomine. Ai thote se rritja e firmave teknologjike si Apple tregon se qeveria duhet te lere te lire sipermarres si Steve Jobs.
Wallison thote se pabarazia e te ardhurave eshte me pak e rendesishme sesa mundesia per tu bere i pasur forca qe nxit sipermarresit te ndermarrin rreziqe dhe te krijojne produkte. Ai thote
Shume nga keta njerez rriten ne kushte shume te veshtira. Steve Jobs ishte nje shembull shume i mire i kesaj dhe u be nje nga me te pasurit per shkak te mundesive qe te krijon kjo shoqeri.
Por John Cavanagh i Institutit per Studimet e Politikave thote se rritja e papunesise ngre dyshime rreth mundesise per tu bere i pasur ne kete shoqeri.
Mendoj se arsyeja perse levizja ka prekur kete kord kaq te degjueshme dhe eshte bere kaq popullore eshte se ata jane shembulli i gjalle se kjo histori nuk eshte me e vertete. - thote ai
Zyra e buxhetit ne Kongres thote se nje perqindeshi me i pasur ne Shtetet e Bashkuara pati nje shtim prej 275 perqind te te ardhurave gjate tre dekadave te fundit ndersa me te varferit nje e pesta e popullesie perfituan nje rritje prej vetem 18 perqind.
Organizata per Bashkepunimin dhe Zhvillimin Ekonomik thote se nje e dhjeta e me te pasurve ne shoqerine amerikane kane te ardhura 14 here me shume sa nje e dhjeta e me te varferve.
Sekretari i pergjithshem I OSBE-se Angel Gurria thote se pabarazia eshte problem
Indet sociale kane filluar te shperbehen ne shume vende. Pasiguria dhe shqetesimet e renies sociale dhe perjashtimeve kane prekur klasen e mesme ne shume shoqeri. Njerezit e ndjejne se po mbajne mbi supe krizen per te cilen nuk kane asnje pergjegjesi ndersa ata me te ardhura me te larta duken se nuk jane prekur.
Protestuesit thone se do te vazhdojne persa kohe qe problemet ekonomike si papunesia qe nxiten demonstratat vazhdojne te jene te pazgjidhura.