E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi, më shumë se 30 persona në paraburgim

Policia bjelloruse ka ndaluar dhjetëra persona të cilët morën pjesë në një protestë, ku u ndezën qirinj për të shënuar një vjetorin e protestave kundër ri-zgjedhjes së presidentit, Aleksandër Lukanshenka.

Policia në Minsk bëri të ditur se 32 persona do të përballen me akuzat për pjesëmarrje në protesta të jashtëligjshme dhe huliganizëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, më shumë se 700 persona, përfshirë edhe gjashtë kandidatë presidencialë, janë ndaluar në paraburgim pas protestave të mijëra personave kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›