Poloni avioni ulet pa rrota

Foto e marrë nga ulja e avionit Një avion Boeing 767 i kompanisë së fluturimeve “Lot”, me 230 pasagjerë në bord, bëri një ulje emergjente në Varshavë të Polonisë.
Pas një avarie teknike, avioni kreu uljen e detyrueshme pa hapur rrotat e tij. Por para se të mbërrihej deri tek manovra tepër e rrezikshme, mjeti fluturoi mbi një orë mbi qiellin polak duke djegur karburantin e tij në pritje të përgatitjeve të terrenit nga ana e grupeve të emergjencës për uljen e detyrueshme.
Pasi mësuan se problemi qendronte tek rrotat, të cilat nuk hapeshin dhe pas disa tentativave për hapjen e tyre, autoritetet i këshilluan pilotit uljen pa rrota. Më parë në pistën ku do të ulej Boeing 767 ishte hedhur një sasi e konsiderueshme e një solucioni që parandaloi flakët që mund të shkaktoheshin nga shkëndijat e forcës së fërkimit mes trupit të avionit dhe terrenit ku u krye ulja.
Autoritetet polake njoftuan se fatmirësisht ulja ishte e sukseshme dhe asnjë prej pasagjerëve, apo pjesëtarëve të ekuipazhit të avionit nuk u lëndua.
Boeing 767 ishte nisur nga qyteti i Njuarkut në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara dhe si destinacion kishte Varshavën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
“Ekspertët, më kompetentët”
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra