E Diel, 1 Nëntor 2026

INUK Ndal shfrytezimit te paligjshem te shtreterve te lumenjve


Inspektoriati Ndërtimor Urbabistik Kombëtar ka nisur të mërkurën aksionin për ndalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenet ujore.

Pas denoncimeve disamujore në Top Channel të shkatërrimit të shtratit Erzen prej firmave inerte, Inspektoriati ka vendosur që prej 1 nëntorit të mos lejohet më shfrytëzimi i paligjshëm i shtretërve të lumenjve.

"Do të ndalojmë masakrën e lumenjve", thotë kryeinxhineri Gëzim Dauti, i cili kryeson aksionin.

Inspektoriati i Mjedisit pak dite me pare tha se shfrytezimi i lumit eshte bere, vetem permes nje kerkese-leje te Ministrise se Transporteve drejtuar Ministrise se Mjedisit. Ne kete kerkese thuhej qarte, se Drejtoria e Rrugeve kerkonte shfrytezimin e shtratit te lumit Erzen, per mbushjen e segmentit te Unazes se Madhe. Kerkese qe eshte refuzuar dhe per te cilen duhej te nderhynte Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Por ky i fundit, jo vetem qe nuk e ka ndalur masakren, por duket se ka lejuar veprimin e firmave te inerteve mbi bazen e kesaj kerkese te refuzuar.

Per muaj te tere edhe pse masakra u denoncua ne Top Channel firmat e inerteve kane shkaktuar nje dem te madh mjedisor.

Inspektori: Disa firma kanë leje

Nje pjese e firmave inerte, te cilat jane kontraktuar per ndertimin e Unazes se Madhe kane leje provizore mjedisore per shfrytezimin e lumit Erzen. Pas shqetesimit te ngritur ne menyre te vazhdueshme ne Top Channel,  Ministria e Mjedisit, permes kryeinspektorit Ilir Bala konfirmoi nje jave me pare se disa firmave te inerteve iu eshte dhene leja, e cila do te perfundoje me procesin e mbushjes se gjithe segmentit te Unazes se Madhe te kryeqytetit.

"Në shtratin e lumit Erzen janë disa firma që kanë leje mjedisore për marrjen e interteve për realizimin e projektit të Unazës së Tiranës", tha Bala.

Inspektoriati i Mjedisit sqaron se keto leje mjedisore jane dhene per vepra te medha publike, sic eshte Unaza e Madhe, edhe pse shtrati i ketij lumi nuk lejohet te preket ne asnje dite te vitit me vendim te vete kryeministrit Berisha. Por sipas Inspektoriatit, thuhet se pas perfundimit te punes, firmat e inerteve do te marrin persiper rehabilitimin e demeve ne lumin Erzen. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Memaliaj, mungon ambulanca
Qendra shëndetsore në Memaliaj prej 5 vitesh po funksionon pa ambulance. Sipas stafit mjekësor automjeti për urgjencat është vjedhur dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Tepelenë, kalaja e Ali Pashës, e pushtuar nga plehrat
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës një prej objekteve më madhështorë në jug te vendit është e zaptuar sot nga dhjetëra banesa gardhe dhe plehra.
Mbahet konferenca “Ujë për Qytetarët”
Konferenca “Ujë për Qytetarët”, organizuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, mblodhi në Tiranë personalitete e politikanë. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri Berisha. Berisha: Shkolla e lartë, jo një mollë e ndaluar
Shqipëria, nuk është nga ato vende, që themelimin e shtetit e shoqëroi menjëherë edhe me ngritjen e insitucioneve të arsimit të lartë. Mediu: Kufizim prerjes së pyjeve
Prerja e pyjeve në forme ilegale, por edhe legale ka rritur ndjeshëm jo vetëm erozionin në shkallë vendi, por ka favorizuar edhe përmbytjet.


Lajmet kryesore

“Ekspertët, më kompetentët”
Avokatët e Metës: Konkluzionet shumë të mira
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›