Avokatët: Haradinaj të lirohet për festat e fundvitit
HAGË- Avokatet mbrojtes të kreut të AAK, Ramush Haradiinaj kërkojnë lirimin e tij për festat e fundvitit.
Kjo kërkesë është depozituar në Hagë prej nga pritet dhe një vendim i saj javën e ardhshme. Avokatët mbrojtës kanë mohuar në mënyrë kategorike lajmet për lirimin e tij, lajm i cili u raportua më herët nga disa media.
Në nëntor të këtij viti Gjykata e Hagës bëri të ditur se procesi kundër Haradinaj dhe dy bashkëluftetareve te tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj do të vazhdojë më 13 shkurt të vitit të ardhshëm.
Ish- komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Por, ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të prokurorisë Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)