Tadic: Ekonomia problemi më i madh, jo Kosova
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Boris tadic vlerëson se problemi kryesor me ë cilin përballet Serbia ekonomia ndaj për këtë arsye ai bën thirrje që të shmanget cdo lëvizje, e cila dëgon vendin në prapambetje, jostabilitet politik dhe në trazira.
Këto deklarata Tadic i bërësot në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Serbisë, raporton gazeta Blic.
Kreu i shtetit serb theksoi se në kushtet e një krize të mudshme cështja me Kosovën nuk mund të zgjidhet.
“Çështja e ekonomisë është problemi më i madh, jo Kosova. Me zgjidhje të fuqishme për ekonomi zgjidhet edhe çështja e Kosovës, dhe e kundërta, zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk garanton dhe nuk mund të sigurojë zgjidhje të problemeve ekonomike në vend”, deklaroi Tadic.
Tadic përsëriti tezen e njohur të tij, se për Serbinë edhe BE edhe Kosova, janë njëlloj të dyja të rëndësishme. Dhe sic u shpreh ai “heqja dorë nga secili prej këtyre dy poleve do te ishte naive dhe e rrezikshme”.
(el.me/BalkanWeb)