Shkodër, arrestohet 33-vjecari i shpallur në kërkim
SHKODËR- Policia e Shkodrës arrestoi sot një 33-vjecar, i shpallur më parë në kërkim, pasi akuzohet për veprën penale 'vrasje me dashje e mbetur në tentativë".
Uniformat blu bëjnë me dije se Vladimir Sokoli u arrestua, pasi ka qenë person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, për një ngjarje të ndodhur një muaj më parë në lagjen "Ndoc Mazi" të këtij qyteti, ku ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Gj. M.
Arrestimi i 33-vjecarit u bë i mundur në fshatin Hot i Ri, Komuna Rrethina Shkodër, në saj të një operacioni të organizuar, nga forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
(el.me/BalkanWeb)