Avokatet e Metes Gjykata e Larte rrezoi Prokurorine e Pergjithshme
Gjatë një konference për shtyp, pas komunikimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, avokatët e kreut të LSIS-së, Gëzim Veleshnja dhe Petrit Serjani, pohuan se “kolegji, në vendimin e tij të dhënë në seancës gjyqësore të zhvilluar sot vendosi të pranojë dy kërkesat e mbrojtjes së z. Meta, që çështja të mos pushohet për shkak të tejkalimit të afatit të hetimit dhe për shkak të kryerjes së veprimeve hetimore ndaj një personi me imunitet”.
“Vendimi i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë konfirmoi drejtësinë e pretendimeve tona nga njëra anë dhe nga ana tjetër shkeljet e vazhdueshme të ligjit të kryera nga ana e organit të akuzës.
Kërkesa për provat materiale për tu deklaruar të papërdorshme Kolegji Penal vendosi që të shprehej në një fazë tjetër të shqyrtimit gjyqësor.
Nëpërmjet pranimit të kërkesave tona Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vënë në dyshim vetë thelbin e çështjes e cila është e lidhur me videon dhe aktin e ekspertimit të saj.
Pavlefshmëria e akteve të ekspertimit ka shkaktuar edhe një kosto për taksapaguesit shqiptar sepse ekspertët të thirrur nga Amerika dhe nga Anglia janë paguar për veprimit që kanë kryer.
Ishte ky akt ekspertimi i deklaruar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë si i pavlefshëm për shkak të shkeljeve të ligjit i cili u përdor nga ana e organit të akuzës si bazë për heqjen e imunitetit të z. Meta.
Ky veprim dëshmon qartë drejtimin politik të këtij procesi”, deklaruan ata.