Avokatët “rebelë” grumbullojnë prova për të shpëtuar licencën
09/04/2010 Ministria e Drejtësisë ka përpiluar listën me 12 avokatët problematikë
TIRANË- Avokatët e klasifikuar nga gjykata si problematikë, janë vënë para vështirësive dhe tërheqjes së vëmendjes nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Sikur kjo të mos mjaftonte, ata duhet të justifikojnë punën e tyre si dhe mungesat e vazhdueshme në disa seanca pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. U ka mbetur pak kohë për të tërhequr të gjitha procesverbalet e seancave, ku kanë të shënuar emrin dhe shkakun e mungesës. Të përfshirët në listën e dërguar Dhomës Kombëtare të Avokatisë nga ana e ministrit kanë reaguar. Jalldyz Kastrati e quan dashakeqësi një veprim të tillë, ndërsa Klojda Dashi tha se ka qenë e angazhuar në gjykata të tjera dhe këtë fakt ia ka pohuar trupit gjykues. Për herë të parë avokatët janë tronditur nga reagimi i ministrisë, pas ankesave që kanë nisur drejt saj gjyqtarë të ndryshëm. Secili nga 12 avokatët që ka emrin në listë do të paraqitet para këshillit që shqyrton ankesat dhe më pas pretendimet e ngritura do të dërgohen në Ministrinë e Drejtësisë. Një pjesë e avokatëve rrezikojnë licencën dhe një pjesë e tyre gjobë. Nga ana e tyre avokatët pretendojnë se kanë vepruar në mbështetje të ligjit, pa cenuar seancat dhe solemnitetin e tyre. Shkresa nga ministri mbërriti në Dhomën Kombëtare të Avokatisë më 19 mars, ndërkohë që secilit avokat që është propozuar për masë disiplinore i është vënë në dijeni përmbajtja e saj dhe numrat e shkresave-ankesë të ardhura në ministri nga gjyqtarët. Dymbëdhjetë avokatët duhet të justifikojnë para këshillit shkaqet që i kanë detyruar të braktisin gjyqet dhe të shndërrohen në një problem të madh. Sipas shkresës që mban numrin 2268, e datës 19.03.2010, ministri Nishani i drejtohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë se “duke vlerësuar shqetësimet e vazhdueshme të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, kërkoj procedimin disiplinor të 12 avokatëve”. Sipas ministrit, kjo shkresë paraqitet për shkak se këta avokatë kanë vepruar në kundërshtim me parashikimet ligjore që rregullojnë veprimtarinë e avokatit, si dhe me rregullat e parashikuara në Kodin e Etikës së Avokatit. Jehona e avokatëve “rebelë” mbërriti në fillim të këtij viti edhe në çdo analizë vjetore të gjykatave. Ata u kritikuan nga nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.