E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i Shkollës

Sheremet Ahmeti, ish shefi i Policisë së Kosovës, sërish do të jetë në pozita të larta të kësaj policie.

Por, tash e tutje, Ahmeti do të jetë në Vushtrri si shef i institucionit që përgatit rekrutët për t’u bërë policë.

Burime të besueshme të Expressit nga policia kanë sqaruar se Ahmeti do të fillojë punë në detyrën e re të hënën e javës së ardhshme.

Sheremet Ahmeti fillimisht është caktuar si ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.

Thënë më thjesht, Ahmeti do të drejtojë institucionin i cili në gjuhën e përditshme njihet si Shkolla e Policisë.

Për të është kujdesur Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, i cili e ka emëruar Ahmetin në këtë detyrë jo pak të rëndësishme.

Ministri Rexhepi këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në kompetencat e tij, për shkak se pas shkarkimit të Ahmetit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të policisë, ka qenë e pamundur që ai të vendoset në rangje më të ulta.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›