Avokatet shtyjne gjyqin per here te 10 brenda muajit

Gjykata refuzoi per te disaten here lirimin e Pinarit Delijorgjit e Ngjecit pas kerkeses se mbrojtesve te tyre. Avokatet braktisin sallen
Ne pjesen me te madhe te rasteve avokatet kane qene shkaktare te shtyerjes se seancave ndersa ne tri raste shtyerjet jane bere nga gjykata
TIRAN- Procesi gjyqesor ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit vazhdon te shtyhet per shkak te mungeses apo braktisjes se salles se gjyqit nga ana e avokateve mbrojtes. Keshtu ndodhi edhe ne seancen e djeshme gjyqesore e 10-ta per nga numri brenda nje muaji qe shtyhet per shkak te mungeses dhe braktisjes se salles se gjyqit nga avokatet e te pandehurve te ketij procesi gjyqesor.
Sipas perllogaritjes rezulton se brenda ketij afati kohor per nje muaj ne tri raste te tjera shkak te shtyrjes se seances jane bere gjyqtaret. Keta kane munguar per arsye shendetesore apo edhe familjare te tyre.
Seanca djeshme nisi me leximin e kerkeses se avokateve te te pandehurve Delijorgji Pinari dhe Ngjeci te cilet perseriten kerkesen e tyre per lirim te menjehershem nga arresti me burg per shkak te mbarimit te afateve te paraburgimit. Kjo kerkese u kundershtua nga prokuroret e ceshtjes qe e cilesuan si te perseritur dhe te pa bazuar ne ligj. Trupi gjykues vendosi rrezimin e kerkeses duke argumentuar se ka edhe rreth 70 dite kohe per te perfunduar afatet e paraburgimit.
Me pas atyre mund tiu ndryshohet masa e sigurise nga arresti me burg ne arrest shtepie. Sipas vendimit llogaritja e afateve ka nisur nga momenti i depozitimit te dosjes ne kete Gjykate duke hedhur poshte pretendimin e mbrojtjes se afatet numerohen qe nga momenti i dorezimit te dosjes ne Gjykaten e Larte 17 mars 2009.
Arsyetimi
Kerkesa per revokimin e mases se sigurise se te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci eshte e pabazuar ne ligj. Afatet e paraburgimit jane te vlefshme edhe per dy muaj e 12 dite pavaresisht shtyrjes se seancave gjyqesore. Llogaritja e afateve te paraburgimit ka nisur qe nga momenti i depozitimit te dosjes penale prane Gjykates se Tiranes. Koha e paraburgimit eshte brenda afateve ligjore dhe numerimi ka filluar qe ne qershor te vitit 2009 dhe jo ne mars te 2009 kur dosja u depozitua ne Gjykaten e Larte.
Kerkesa nuk bazohet ne ligj dhe vendimi i dhene nga Gjykata e Larte nuk eshte i detyrueshem per kete gjykate pasi nuk eshte dhene nga Kolegjet e Bashkuara-argumentoi kryesuesi i treshes gjykuese Ridvan Hado.
Gjykata zevendeson avokatet e larguar nga salla
Sapo lexoi arsyetimin e vendimit i pari qe u larguar nga salla e gjyqit qe avokati Maksim Haxhia njeherazi kryetar i Dhomes Kombetare te Avokatise. Vendimi eshte antikushtetues dhe konstatojme se kjo Gjykate shkeli nje vendim kushtetues.
Nuk ka asnje lloj garancie per vijimin e rregullt te procesit dhe do te konsultohemi me nesh si avokatet e kater te pandehurve nese do te marrim pjese ose jo ne vazhdimin e procesit gjyqesor- u shpreh avokati Haxhia ne kohen qe po largohej nga salla e gjyqit.
Menjehere pas largimit te avokatit Haxhia nga salla jane larguar edhe avokatet e Pinarit Ngjecit dhe Minxhollit. Pas largimit te tyre gjykata zevendesoi keta mbrojtes ligjore me avokate kryesisht dhe vendosi
shtyrjen e seances per tiu lene kohe avokateve kryesisht te njihen me dosjen. Procesi gjyqesor ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit ka filluar shqyrtimin ne qershor te 2009 12 muaj pas hetimit te pasojave te shperthimit te 15 marsit 2008 ku humben jeten 26 persona dhe mbi 300 u plagosen.