Lleshanaku per cmimin Poeti Evropian i lirise
Hyn ne finalen e konkursit nderkombetar qe zhvillohet ne Poloni. Perkthyesja Dorota Horodyska flet per poezine e Lleshanakut qe konkurron nder 7 autore per cmimin 25000 euro
Femijet e natyres duhet te jete libri me i suksesshem i Luljeta Lleshanakut per nga perkthimi qe ka njohur ne disa gjuhe te botes si anglishtja gjermanishtja po edhe gjuha polake ne nje kohe shume te shkurter tri vjet.
Duhet te jete edhe libri me i mire sepse perkthimi i tij eshte bere duke testuar rritjen cilesore qe ka njohur poezia e Lleshanakut.
Keshtu ndodhi ne fillim te ketij viti me botimin ne Amerike i Child of nature Femije e natyres i perkthyer nga Henry Israeli dhe Shpresa Qatipi botuar nga Nee Directions. Ne vjeshte shtepia botuese Korrespondenzen ne Austri nxori nje botim ne gjermanisht e shqip nen perkthimin e Andrea Grill Kinder der Natur - Femijet e natyres.
I njejti ka fituar te drejten te konkurroje ne finalen e Konkursit Poeti Evropian i Lirise qe zhvillohet ne Poloni. Ishte nje konkurs me disa faza selektimi.
mimi jepet cdo dy vjet dhe gjithmone hedhin ne short 7 vende te Evropes perpos Polonise. Ne finale e cila mbahet ne mars 2012 kane hyre vendet Shqiperia ekia Gjermania Ukraina Turqia Norvegjia Spanja Polonia. Vetem perkthyesit nga cdo vend kane te drejten ti propozojne veprat per gare e poeteve bashkekohor.
Veprat duhet te jene botuar ne harkun e viteve 2005-2009.
Poeti Evropian i Lirise eshte edhe nje konkurrim midis perkthyesve nga 2 per cdo vend. Perkthyes te poezise shqipe ne gjuhen polake qe kane marre jane Dorota Horodyska e cila eshte perkthyesja kryesore e letersise shqipe dhe Mazllum Saneja.
Horodyska eshte shpallur fituese me disa poezi nga Femijet e natyres te Luljeta Lleshanakut te cilen e zgjodhi pas shqyrtimit te disa vellimeve me poezi botuar nga autore shqiptare ne kater vitet e fundit.
Per Shekullin Horodyska tha se tani perkthyesit punojne mbi gjithe vellimin poetik sepse veprat qe kane hyre ne finalen e Poetit Evropian te Lirise do te botohen ne Poloni.
Faza e promovimit te librave mbyllet me nje aktivitet njejavor ne Gdansk ne mars 2012 ku do ti akordohet cmimi 25000 Euro poetit me te mire bashke me statujen dhe titullin Poeti Evropian i Lirise.
Konkursi per mimin Letrar Poeti Evropian i Lirise organizohet nga Qyteti Gdansk. mimi ka per qellim te vleresoje dhe promovoje fenomene poetike qe trajtojne trajtojne nje subjekte me rendesi per lexuesit bashkekohes - liria - dhe qe ne njejten kohe kane vlera te spikatura artistike.
Ne vitin 2010 kete titull e mori poeti bjellorus Uadzimier Arou.
Per vitin 2012 konkurrojne Tozan Alkan - Turqi Kristin Berget - Norvegji Pablo Garcia Casado - Spanje Durs Grnbein-Niemcy - Gjermani Ryszard Krynicki - Poloni Petr Halmay - eki Luljeta Lleshanaku - Shqiperi dhe Serhij adan - Ukraine.
Lajmin Horodyska e shoqeron me kete koment Per mua ky Konkurs eshte gezim shume i madh si edhe pergjegjesi. Gezim sepse eshte hera e pare qe do te kemi mundesi ti prezantojme lexuesit polak ne nje promovim mbare Polonise nje poete poezia e se ciles eshte ne rang evropian.
Dhe eshte hera e pare qe do te prezantohet nje grua cka ka per mua edhe me shume vlere. Pergjegjesi sepse konkurrojne poete evropiane shume te mire dhe une perpiqem te bej cmos qe midis tyre zeri i saj te tingellonte fort.
Luljeta Lleshanaku 1968 Elbasan nisi te botoje me 1991 dhe libri i saj i pare Syte e somnambules 1993 u prit mire nga kritika. Vije pas ketij Kambanat e se dieles 1994 Gjysme-kubizem 1996 dhe permbledhja me poezi te zgjedhura Palca e verdhe 2001 per te cilin vleresohet me mimin Penda e Argjendte nga Ministria e Kultures.
Femijet e natyres 2008 eshte libri i saj i fundit i botuar ne anglisht ne SHBA nga New Directions 2010 e njejta shtepi botuese qe pati botuar prej saj nje permbledhje poezish Fresco. Perkthime te poezive te saj jane botuar ne Grand Street New Letters Pleiades Fence Tin House POOL dhe Modern Poetry in Translation.
Luljeta Lleshanaku
Kam frike se heroinat mund ti gjesh me shume ne boten reale se sa ne letersi. Duke qene e prodhuar kryesisht nga meshkujt ne te ndjehet fuqishem botekuptimi superior mashkullor dhe zor se mund te gjejme ne qender ndonje grua te fuqishme si model imitimi.
Per mua heroinat jane ato grate qe dalin e shesin 12 ore nen diell e shi ato qe punojne token e kur kthehen ne darke duhet te lajne pastrojne e gatuajne ato qe lindin femije dhe nuk ankohen kurre. Heroina apo viktima quajini si ti doni.
Nese do ta krahasosh se sa meskine jane kerkesat dhe pakenaqesite e mia krahasoji me jeten qe bejne ato. do gje ne bote ka kuptim vetem ne relacion me dicka tjeter.
Marre nga intervista ne Shekulli prill 2007