E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati: Asnjëarsye ligjore përmoslirimin e Haradinajt

PRISHTINë- Gjatë një interviste për Koha Ditore, avokati mbrojtës Ramush Haradinaj në Hagë,njëherësh edhe këshilltar ligjor i kryeministrit Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye ligjore të mos mundësohet lirimi me kusht i Haradinajt

Tomë Gashi sqaron se edhe pse ende nuk është caktuar data kur do të nisë gjykimi për kreun e AAK-së, nuk ka asnjë ligj që pengon lirimin e tij me kusht, pavarësisht se ende nuk është caktuar data e fillimit të tij.

“Nuk ka kurrfarë arsye ligjore që të mos i mundësohet lirimi me kusht deri në fillimin e gjykimit, sepse ai u është përmbajtur të gjitha kërkesave të Tribunalit, është vetëdorëzuar në gjykim e kaluar dhe nuk ka kurrfarë arsye që ketë herë të veprohet ndryshe”, ka thënë Gashi.
Avokati i Haradinajt është shprehur optimist edhe se lirimi me kusht i Haradinajt do të ndodhë, duke u bazuar edhe në gjykimin e kaluar kur ishte liruar edhe pse kishte 37 akuza, ndërsa kësaj radhe Haradinaj ka vetëm gjashtë të tilla.

“Dhe gjithmonë ai u është përgjigjur ftesave të Tribunalit kështu që nuk ka kurrfarë arsye që të mos lirohet që të mbrohet në liri deri në fillimin e gjykimit”, ka deklaruar ai.

Gashi më tutje ka sqaruar se kërkesa e ekipit të mbrojtjes së Haradinajt për lirim të tij deri në fillimin e datës së gjykimit është bërë edhe duke u bazuar në rregullat e punës së Tribunalit.
“Tribunali i Hagës në bazë të rregullave të tyre vepron në ketë mënyrë: secili që gjykohet atje duhet të qëndrojë në paraburgim. Do të thotë, lirimi i Ramushit kërkohet prej nesh, avokatëve të tij, që ai të jetë në liri deri në fillimin e gjykimit, në momentin që fillon gjykimi rregullat e përcaktojnë ashtu që ai vullnetarisht të shkojë në Tribunal të Hagës ku është qendra e paraburgimit dhe fillon gjykimi”, - sqaron avokati Gashi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›