Kosovë, NATO negociata për krizën në kufi

Një zëdhënës i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake po përpiqet që të negociojë fundin e lëvizjes së njësive speciale të policisë për të marrë kontrollin në dy pikat kufitare me Serbinë.
Zëdhënësi, Ralf Adametz i ka thënë agjencisë Associate Press, se aleanca është duke negociuar ngrirjen e aksionit të qeverisë për të marrë kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për të vënë nën kontroll këto pika kufitare, për të bërë kështu të mundur zbatimin e vendimit të `embargos` ndaj mallrave të Serbisë.
Të paktën, një polic është plagosur gjatë aksionit.