Kosovë, Krasniqi përshëndetet vendimin e Qeverisë

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe shefat e grupeve parlamentare kosovare, kanë përshëndet vendimin e Qeverisë për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare të Kosovës në veri. Ata theksojnë se ky vendim ka qenë një detyrim kushtetues dhe ligjor i Qeverisë së Kosovës, për shtrirjen e autoritete të Qeverisë në tërë territorin e Kosovës.
Shefat e grupeve opozitare, kanë thënë se nëse do të merreshin vendime të tilla më herët, pozicioni i Kosovës në bisedime me Serbinë do të ishte më i fortë, mirëpo kjo nuk e zbeh vendimin e djeshëm për marrjen nën kontroll të dy pikave doganore.
Kryesia në mbledhjes e sotme ka caktuar për rend të ditës dy seanca, për të enjten dhe të premten, ndërkaq është pajtuar që ta fusë në mënyrë urgjente si çështje Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së.