Avokati Parate i doja per pune qe do te kryeja

Beti arrestuar dy dite me pare nuk e fshehu nervozizmin e tij gjate pyetjes ndersa tha se do ta ndiqte edhe privatisht ceshtjen
Prokuroria tha se mbrojtesi i caktuar nga gjykata per nje te akuzuar i kerkonte klientit te tij para per prokurorin dhe gjyqtarin
TIRAN- Avokati Hysni Beti i ka cilesuar akuzat e ngritura nga njesia Task- Force e Antikrimit Ekonomik te Prokurorise se kryeqytetit si te montuara ndersa i quajti ato si shpifje dhe kurth te Policise dhe te Prokurorise.
Cilesimet e mesiperme Beti i beri gjate deklarimeve te tij perpara hetuesve dhe oficereve te policise gjyqesore gjate marrjes se tij ne pyetje dhe arrestimit te kryer ndaj tij ne lidhje me hetimin e hapur me akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem.
E.Zeneli nje person i proceduar penalisht dhe i arrestuar nga policia kishte denoncuar se avokati Hysni Beti i kishte kerkuar fillimisht 150 mije leke pas lirimit te tij nga gjykata gjate vleresimit te mases se sigurise ndaj tij. Ne kete seance prokurori i ceshtjes me inicialet K. A kishte kerkuar lenien e te akuzuarit nen masen e sigurise arrest me burg ndersa gjyqtari kishte vendosur te kunderten.
Pak jave me vone sipas pretendimit te personit te arrestuar nga policia per kundershtim te forcave te Rendit me dhune avokati Beti i kishte kerkuar atij edhe 2 milione leke te tjera me pretendimin se keto para duheshin per tua dhene prokurorit dhe hetuesit te ceshtjes qe ata te mbyllnin hetimin e te pushonin akuzat ndaj klientit te Betit me inicialet E. Z.
Avokati Beti gjate marjes ne pyetje ka mohuar cdo akuze te prokurorise ndersa ka pretenduar se parate e kerkuara ishin per punen e kryer prej tij pasi ai ishte mbrojtes ligjor i te arrestuarit E. Z.
Ne asnje menyre nuk kam kerkuar para ne emer te prokurorit apo gjyqtarit por ne te gjitha rastet kam kerkuar parate e punes time- mesohet te kete pohuar Beti i akuzuar per mashtrimin e klientit dhe ushtrimin e ndikimit te paligjshem. Gjate dhenies se deklarimeve avokati i vene nen akuze sipas burimeve te policise dhe te prokurorise thuajse gjate gjithe kohes ka qene ne gjendje tensioni.
Sipas tij ky eshte nje montim i akuzave nga persona qe nuk ma duan te miren ndersa me tej mesohet te kete pohuar jashte deklarimit zyrtar te hetuesve se kete ceshtje do ta ndiqte edhe privatisht. Nderkaq klienti te cilit avokati i arrestuar pretendon se i kishte kerkuar parate per punen e tij nuk kishte zgjedhur Betin mbrojtes ne menyre te vullnetshme por ia kishte caktuar gjykata kryesisht.
Kjo do te thote se Beti do te paguhej nga gjykata per punen e tij dhe jo nga i pandehuri. Sipas akuzes shtetasi E.Zenelaj eshte arrestuar nje muaj me pare nga Policia per akuzen e kundershtimit te forcave te rendit dhe me pas dosja e tij eshte derguar ne gjykate per vleftesim te arrestit dhe caktim te mases se sigurise prokurori K.A. ka kerkuar para gjykates te caktoje masen e sigurise arrest me burg ndaj Zenelajt.
Gjyqtarja ka vendour lirimin e tij duke caktuar masen e sigurise detyrim per paraqitje. Per kete lirim sipas prokurorise avokati Beti ka kerkuar 1.5 milione leke te cilat jane paguar nga E. Z ndersa me pare ai kishte dhene kallezim ne prokurori dhe ka shkuar ne zyren e mbrojtesist te tij duke dhene parate qe ia kishte dhene prokuroria.
Pas nje muaji avokati Beti i ka kerkuar edhe dy milione leke te tjera per oficerin e Policise Gjyqesore dhe prokurorin e ceshtjes per ta pushuar hetimin ndaj tij. Kallezuesi i eshte drejtuar prokurorise duke kallezuar avokatin. Prokuroria ka pretenduar se nga hetimet e kryera nga ana e saj jane kryer konform rregullave ligjore dhe cdo pergjim eshte kryer vetem pas marrjes se vendimit te gjykates. Sot pritet qe gjykata te kryeje vleresimin e mases se sigurise ndersa pritet qe prokuroria te kerkoje arrest me burg per Betin.
Shoqata e Avokateve
Kercenimi Do braktisim gjyqet nese nuk lirohet kolegu
Prangosja e Hysni Betit i akuzuar per ndikim ne ndryshimin e masave te sigurise eshte quajtur nje veprim absurd nga shoqata e avokateve penaliste. Mbrojtesit ligjore thone se eshte e papranueshme qe te perfundoje ne qeli nje njeri i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore.
Kryetari i shoqates Saimir Visha kercenoi me bojkot te seancave nese brenda tri diteve kolegu i tyre nuk lirohet. Beti u prangos te merkuren nga policia e Tiranes ne bashkepunim me njesine Task-Force te Prokurorise.
Ai akuzohet per vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike sipas akuzes arrestimi i tij eshte bere teksa po merrte shumat 100 mije dhe 150 mije leke per te ndikuar tek gjyqtari prokurori si dhe oficeri i policise gjyqesore per lirimin e nje te akuzuari.
Nderkohe prokuroria po mban nen mbikeqyrje dhe personat e tjere qe dyshohen si te implikuar per te cilet nuk ka pasur deri tani prova te mjaftueshme per ti vene ne ndjekje penale.