Lindita Si u dashurova me Edi Ramen

Lindita si e njoha Edi Ramen
Kontakti i pare personal me emrin e Edi Rames jo me Edi Ramen ka qene perpara viteve 90.
Ne ate kohe kam qene e sapodiplomuar ne universitetin e Tiranes degjonim keto ngjarjet qe ndodhin ne Akademine e Arteve. Pastaj ne ngjarjet e dhjetorit emri i Edit ishte shume i artikuluar si nje personazh i cili ishte gjithnje e me shume e levizje qe ndodhnin.
Me tej ne ate kohe filluan shkendijat e para te publicistikes se Edit te cilen une e kam pelqyer gjithmone. Per tu takuar personalisht jemi takuar shume vone atehere kur Edi filloi te ndryshonte Tiranen. Pastaj marredhenia jone ka evoluar si cdo marredhenie tjeter.
Linda Basha Jeta ime
Une kam lindur ne nje familje te thjeshte tiranase. Shtepia jone ka qene e vogel nje shtepi pjeserisht me qerpic me avlli dhe oborr. Oborri ka qene diku prane Liceut Artistik ka mbetur nje oborr i dashur per mendjen time kishte hurma kajsi kumbulla. Sigurisht kam pasur nje gjysh shume te mire dhe e gjithe femijeria jone ka kaluar ne kujdesin e nje gjysheje qe ka qene si nje perralle ne jeten tone.
Une kam nje vella kam edhe nje moter. Jam vajza e nje babai muzikant babai im ka luajtur korno instrumentist ndersa mamaja ka qene punetore ne kombinatin e autotraktoreve.
Si e priten femijet
Gregu eshte sot shok dhe mbi te gjitha nje shok qe eshte edhe nje njeri shume i lire shume komunikues shume i hapur nje njeri i cili ka pesuar nje transformim te jashtezakonshem nga kapercimi nga adoleshenca ne kete moshe. Mund tju them vetem qe e priti me nje gezim te vecante.
Rea eshte kuptimi me i madh i jetes sime. Ajo studion per Arkitekture ne Vjene. shte nje femije shume komunikues. Kete e ka jo vetem per shkak te asaj qe vijimesisht babai i Reas dhe une kemi bere por vecanerisht per shkak te vemendjes dhe te nje kujdesi te posacem qe gjysherit e Reas e kane rritur kane dhene per te.
Linda ne jeten e Edi Rames
shte e sigurt qe Linda eshte gjysma ime me e mire. Pa dyshim qe ne bisedojme per shume ceshtje. Pa dyshim qe une e degjoj me vemendje ate cfare thote. Por po ashtu nuk ka dyshim qe Linda eshte nje njeri shume e dhene pas puneve te saj te cilat i ka me shume me pasion pas kerkimeve te saj dhe te jetes ne universitet.
Jam i bindur qe duke qene e distancuar nga arena e betejes se pergjithshme politike do te jete nje mbeshtetje shume e mire dhe njekohesisht do te jete nje pike referimi e domosdoshme.
Linda Basha ne politike
Absolutisht jo nuk do te merrem me politike. Sigurisht qe une nuk do te luaj nje rol ne politike. Une mendoj qe do te jem nje mbeshtetese shpirterore shume e mire e Edi Rames. Une besoj qe te jesh sot nje grua qe te merresh me politike eshte nje sakrifice teper e madhe.
Po ashtu une besoj qe te jesh nje grua prane politikes per shkak te bashkeshortit eshte nje detyre jo e lehte dhe goxha e veshtire. Une mendoj qe ajo qe une do te bej eshte mbeshtetja shpirterore e Edi Rames. Nuk jam anetare e ndonje partie dhe absolutisht nuk do te behesha anetare e ndonje partie qofte edhe e Partise Socialiste.
Marredhenia
Marredhenia jone eshte nje marredhenie qe ka nje dashuri te vecante dhe nje mirekuptim te thelle. Sigurisht qe ka sfiden e debatit dhe te argumentuarit lidhur me shumecka. Nuk eshte absolutisht e vertete qe midis nesh politika eshte ne qender te bisedes.
Do te thosha qe kjo ndodh ne raste shume te vecanta ku ne bisedojme per shumecka tjeter dhe sigurisht ne nje menyre apo ne nje tjeter ka te beje me interesin tim edhe si njeri politik. Do te deshiroja te me mirekuptimin te gjithe qe edhe fakti qe jemi sot ne kete studio eshte shprehje e respektit per interesimin e shume njerezve.
ifti i ri Lindita dhe Edi Rama rrefejne historine e jetes se tyre. Kontakti i pare i Lindita Bashes me emrin e Edi Rames bashkejetesa ne kryeqytet bekimi i dy familjeve dhe aspiratat e bashkeshortes se kreut te PS-se Me Edin ndaj mendime dhe opinione pothuajse te njellojta dhe e shohim boten dhe e deshirojme boten njelloj. Une nuk do te hyj ne asnje rast ne politike
Cili do te jete ndikimi i Linda Bashes qe nga e diela Linda Rama ne jeten dhe aktivitetin politik te kryetarit te PS-se dhe kreut te Bashkise se Tiranes Edi Rama dhe cfare do te plotesoje ajo ne krah te liderit te opozites shqiptare
Ketyre pyetjeve iu pergjigj vete kryetari socialist Edi Rama ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla ku ndodhej i ftuar bashke me bashkeshorten e tij te ardhshme. Zoti Rama tha se Linda eshte gjysma e tij me e mire me te cilen bisedon dhe e degjon me vemendje gjithcka qe thote.
Zonja Basha ju shikoj me emocione...
Lindita Basha Nuk eshte e lehte te jesh ne nje studio televizive. Me te thene te drejten sot kam pasur ate ndjesine e nje nxenesit perpara provimit qe duhet te shkoje dhe te pergjigjet per disa pyetje. Me dukej sikur kisha ate ndjesine qe mbase nuk do te dija ti pergjigjesha pyetjeve qe do te beni.
Edhe per ju zoti Rama duhet te jete nje moment i rendesishem personal zotit Rama... Shpeshhere politikanet perceptohen si njerez te forte por besoj edhe ju keni emocione
Edi Rama Une do te siguroj qe megjithese dale per disaten here ne nje studio televizive eshte hera e pare qe provoj emocione te tilla dhe kam emocione si per here te pare.
Zonja Basha cfare ndodh me mbiemrin tuaj pas dites se diel
Lindita Basha Do te ndjek traditen shqiptare. Une jam tradicionale.
Zoti Rama dashuria eshte e verber apo nje zgjidhje e goditur
Edi Rama Dashuria e verber dhe syte e hapur bejne zgjedhjen e goditur.
Do te deshiroja te me thoshit si e keni njohur zotin Rama dhe si ka evoluar ne nje marredhenie qe kaloi ne martese
Lindita Basha Kontakti i pare personal me emrin Edi Rames jo me Edi Ramen ka qene perpara viteve 90. Ne ate kohe kam qene e sapodiplomuar ne universitetin e Tiranes degjonim keto ngjarjet qe ndodhin ne Akademine e Arteve. Pastaj ne ngjarjet e dhjetorit emri i Edit ishte shume i artikuluar si nje personazh i cili ishte gjithnje e me shume e levizje qe ndodhnin.
Me tej ne ate kohe filluan shkendijat e para te publicistikes se Edit te cilen une e kam pelqyer gjithmone. Per tu takuar personalisht jemi takuar shume vone atehere kur Edi filloi te ndryshonte Tiranen.
Pastaj marredhenia jone ka evoluar si cdo marredhenie tjeter ka pasur kohen e nevojshme qe kane nevoje dy njerez per tu kuptuar dhe per te marre nje vendim te rendesishem ne jeten e tyre per te kaluar pastaj ne vendimin per te jetuar bashke.
Ju bete nje fare biografie. A mund te na thoni dicka me shume per Linda Bashen
Lindita Basha Une kam lindur ne nje familje te thjeshte tiranase. Shtepia jone ka qene e vogel nje shtepi pjeserisht me qerpic me avlli dhe oborr.
Oborri ka qene diku prane liceut artistik ka mbetur nje oborr i dashur per mendjen time kishte hurma kajsi kumbulla. Sigurisht kam pasur nje gjysh shume te mire dhe e gjithe femijeria jone ka kaluar ne kujdesin e nje gjysheje qe ka qene si nje perralle ne jeten tone. Une kam nje vella kam edhe nje moter.
Jam vajza e nje babai muzikant babai im ka luajtur korno instrumentist ndersa mamaja ka qene punetore ne kombinatin e autotraktoreve. Ne fakt te dy prinderit gjate gjithe kohes na thoshin qe te beheshin zot te vetes te punonim shume. Ne fakt une te gjithe menyren se si e perceptoja ne ate kohe te qenit te zot ishte puna. Gjithmone kam dashur te punoj.
Puna me e mire e mire qe une kam bere eshte te mesoja. Ne menyren se si e konceptoja une ne ate kohe ne fakt punen ose te ishe i zot do te thoshte te kishte nje vullnet dhe durim.
Vullnetin dhe durimin e kam pare te misheruar tek dy prinderit e mi. Babai pervecse bente instrumentistin ne ate kohe bente edhe pjesen qe bente partituren partituren per orkester. Pastaj i ndante ne parte ne cdo instrument. Punonte tere naten hidhte mijera nota ne pentagrame.
Ne fakt une ende e kam si nje nga kujtimet me te mira te femijerise sime babai duke e gdhire duke shkruar notat neper pentagrame per tia ndare orkestres jo vetem orkestres qe ai luante por orkestrave ne te gjithe Shqiperine. Ka qene i talentuar ne kete pjese dhe e ka bere mrekullisht mire. Ne ate kohe nuk kishte fotokopje.
Ne ate kohe nuk kishte kompjuter. Sot jam e bindur qe kjo pune nuk behet ne kete menyre. Ne ate kohe behej keshtu dhe ishte ai qe e bente kete. Ndersa nena ime ka qene nje nene ashtu sic nena shqiptare dhe une per nenat kam nje debulese te vecante. Nena eshte nene. Kurdohere qe eshte fjala nene eshte nje fjale e bekuar.
Nena ime ka qene modeli perfekt i dedikimit ndaj femijeve dhe familjes. Dy prinder te tille me kane dhene modelin e njeriut qe punon dhe me pune arrin gjerat. Fale ketij modeli dhe fale kembenguljes sime per te studiuar ne vijimesi eshte ajo bio qe ju keni artikuluar.
Me befasoi sasia e librave qe keni shkruar zonja Basha kam pershtypjen qe keni shkruar me shume se bashkeshorti i juaj i ardhshem...
Lindita Basha Une ne fakt e kam pasur pasion te shkruaja. Kjo eshte arsyeja qe une thashe pak me pare se vecanerisht publicistiken e Edit e kam dashur shume.
Per shkak te impenjimit te tij te madh une mendoj qe publicistika eshte nje nga gjerat qe Edi e ka lene menjane per shkak te impenjimit politik. Une vete kam shume deshire te lexoj dhe kam deshire te studioj kam deshire te shkruaj.
I vleresoj njerezit qe shkruajne dhe per kete arsye sapo kam mbaruar fakultetin e Ekonomise pasi kam marre titullin master jam dedikuar ne studimin e shume fenomeneve dhe proceseve qe ndodhin ne tranzicion jo vetem ne Shqiperi.
Kam qene shpeshhere pjese e rrjeteve ku diskutoheshin zhvillimet e medha qe ndodhnin ne Evropen paskomuniste. Kam qene me fat. Sepse eshte si shkolle. Jo vetem shkruan por ne vijimesi ke mundesine qe ke mundesi per shkak te kontakteve me eksperte dhe qarqe akademike ke mundesi te mesosh dhe eshte nje shkolle e vijueshme. Keshtu qe une rolin e nxeneses se mire nuk kam pushuar dhe pushoj as sot se beri.
Ju keni pasur perkrahjen e nje gruaje te forte sic eshte nena juaj Aneta. Ne shtyp e kemi pare qe ajo e ka dhene bekimin e saj publik per kete martese cfare do te thote se e njeh zonjen Basha.
Sa dhe si njeh mami juaj zonjen Basha
Edi Rama Ne fakt nena ime nuk eshte se ka dhene nje bekim publik ajo ka qene e bombarduar nga kerkesat per te folur nuk e ka deshiruar nje gje te tille per nje arsye shume te thjeshte qe ka te beje me faktin se kjo eshte jeta jone private dhe ajo... Megjithate ne nje rast nje gazetareje i ka shprehur lumturine e saj per kete fakt. Ajo e njeh Linden dhe e cmon.
Pa dyshim ka thene ate qe mendon eshte goxha e lumtur per kete ngjarje shume te jashtezakonshme ne jeten time ne jeten e familjes sone.
Ju ne mesazhin qe shperndate oret e fundit linit te kuptohet se sa diskrete kishte qene kjo ngjarje kur i thoshit edhe vellait tuaj se ai eshte nje nga mbeshtetesit tuaj te padukshem te aktivitetit tuaj publik megjithese jeton larg ne SHBA.
Si e priti ai
Edi Rama Olsi nuk cuditet me nga une. U be nje kohe e gjate qe ai eshte nje mbeshtetje e jashtezakonshme morale dhe shpirterore per mua. shte fat te kesh vella Olsin nuk eshte e lehte te me kesh vella mua.
Nderkohe qe e verteta e mesazhit lidhet me faktin qe ne deshironim qe ky eveniment ishte nje eveniment qe ne deshironim te zinte sa me pak vend ne media dhe thashethimit urban.
Ajo qe ndodhi ishte befasuese sepse ne fakt ishte nje gje e mbajtur shume sekret jo se do te ndodhe ndonje gje e madhe por pikerisht sepse duam te jete nje gje e thjeshte.
Nje moment ku ne deshirojme qe te trokasim nje gote me miq dhe dashamires brenda nje kuadri festiv mjaft te permbajtur. Sigurisht qe une kur e mora vesh kete lajm pervec befasise ishte edhe nje lloj te ndjeri jo fort mire ne raport me miq dhe te aferm ne raport me vete familjen.
Keshtu qe une me ngut shkrova ate mesazh i cili u be thjesht per te ndare ate lajm me aq sa mundesha ne ate momente me miq dhe te aferm ne menyre qe te mos e mesonin kete gje nga gazeta. Per fat te keq Olsi eshte ne Tirane dhe nuk ka nje celular.
Keshtu qe lajmin per te e lashe ne celularin e nenes dhe pastaj beme biseden qe ne fakt duhet ta benim nje dite me pare por ai ishte i zene dhe une isha i zene. Keshtu qe duke qene i sigurt qe kjo sdo te dilte e lame per te nesermen. Kjo eshte historia.
Si e priti djali juaj kete lajm
Edi Rama Gregu eshte sot shok dhe mbi te gjitha nje shok qe eshte edhe nje njeri shume i lire shume komunikues shume i hapur nje njeri i cili ka pesuar nje transformim te jashtezakonshem nga kapercimi nga adoleshenca ne kete moshe. Mund tju them vetem qe e priti me nje gezim te vecante.
Linda vajza juaj 20 vjec si e priti lajmin e raportit tuaj me Edi Ramen dhe martesen
Lindita Basha Rea eshte kuptimi me i madh i jetes sime. Ajo studion per Arkitekture ne Vjene. shte nje femije shume komunikues.
Kete e ka jo vetem per shkak te asaj qe vijimesisht babai i Reas dhe une kemi bere por vecanerisht per shkak te vemendjes dhe te nje kujdesi te posacem qe gjysherit e Reas qe e kane rritur kane dhene per te.
Ajo eshte me fat shume. Ne si prinder sigurisht i kemi dhene te gjithe kujdesin dhe dashurine tone. Meqe eshte rritur me gjysherit ajo ka marre te gjithe kujdesin dhe te gjithe vemendjen e tyre. Edhe per shkak te faktit se une dhe babai Reas na duhej te ktheheshim edhe vone per shkak te angazhimeve qe ne kishim. Rea cilesia e pare qe ajo ka eshte e drejtperdrejte me te gjithe njerezit.
Mua me pelqen shume kjo. Une kam qene e drejtperdrejte me te dhe ajo ka qene e drejtperdrejte me mua edhe kur e kemi trajtuar kete bisede. Une mendoj qe femijet jane te gezuar per kete lidhje per nenen dhe babane. Femijet gezohen kur nena dhe babai jane te gezuar. Une mendoj qe Rea e ka pritur fare normal kete lajm.
Ajo eshte nje femije i rritur me nje kujdes dhe dashuri te vecante me nenen gjysherit bashke me babane dhe nenen e vet. I ka te gjitha mundesite qe te jete nje femije i lumtur dhe i gezuar.
Edi Rama te pelqen keshtu apo me mode ekstravagante te pak viteve me pare
Lindita Basha Kjo eshte nje pyetje e veshtire jo e veshtire per tiu pergjigjur. Une mendoj qe Edi ekstravagant ishte shume mire ne ate kohe por keshtu sic eshte me mire sot. Tju them te drejten kur shoh Edin te veshur ashtu vite me perpara ndonjehere me duket sikur politika e ka bere qe... Ajo ishte liri qe bente Edi perpara me shume se sa e ka sot.
Sikur i ka marre ato rrobat ato ngjyrat i ka vene ne nje astar dhe i ka vene ne dollap. Mbase do te vije nje kohe kur do ti nxjerri perseri nga dollapi do te doja te ndodhte kjo ne nje te ardhme.
Zoti Rama ka zera qe e pershkruajne Linditen si keshilltaren tuaj. Sa do tju influencoje Lindita ne vendimmarrjen tuaj politike
Edi Rama shte e sigurt qe Linda eshte gjysma ime me e mire. Pa dyshim qe ne bisedojme per shume ceshtje. Pa dyshim qe une e degjoj me vemendje ate cfare thote. Por po ashtu nuk ka dyshim qe Linda eshte nje njeri shume e dhene pas puneve te saj te cilat i ka me shume me pasion pas kerkimeve te saj dhe te jetes ne universitet.
Jam i bindur qe duke qene e distancuar nga arena e betejes se pergjithshme politike do te jete nje mbeshtetje shume e mire dhe njekohesisht do te jete nje pike referimi e domosdoshme per te mbetur ne ekuilibrin midis domosdoshmerise per te marre vendime te aty per atyshme dhe njekohesisht per te ruajtur disa vlera dhe disa parime qe politika kercenon vijimesisht qe ti rreshtoje dhe ti deformoje.
Zonja Basha do te luani nje rol te rendesishem ne politike
Lindita Basha Absolutisht jo. Sigurisht qe une nuk do te luaj nje rol ne politike. Une mendoj qe do te jem nje mbeshtetese shpirterore shume e mire e Edi Rames.
Cilin nga modelet do te ndiqje ne jeten politike
Lindita Basha Une besoj qe te jesh sot nje grua qe te merresh me politike eshte nje sakrifice teper e madhe. Po ashtu une besoj qe te jesh nje grua prane politikes per shkak te bashkeshortit eshte nje detyre jo e lehte dhe goxha e veshtire. Une mendoj qe ajo qe une do te bej eshte mbeshtetja shpirterore e Edi Rames.
Zonja Basha a jeni anetare e ndonje partie dhe nese jo a do te donit te beheshit anetare e Partise Socialiste
Lindita Basha Jo nuk jam anetare e ndonje partie dhe absolutisht nuk do te behesha anetare e ndonje partie qofte edhe e Partise Socialiste. Une mendoj qe ne nje familje nje duhet te jete politikan. Ne ne familje kemi Edin politikan.
Mendoni se bashkeshortja e kryetarit te PS-se duhet te jete socialiste
Edi Rama PS-ja nuk ka vetem anetare ka simpatizant ka edhe mbeshtetes. Besoj qe ne familjen tone ka kush e ben propaganden e partise keshtu qe nuk ma ha mendje qe do te shtrohet ndonjehere ky problem.
Jeni perkrah nje personi te kritikuar edhe per karakterin e tij personal dhe jeten e tij private. Si e njihni ju Edi Ramen dhe cili eshte vleresimi juaj per Edi Ramen
Lindita Basha Edi i pikturuar ne te gjitha sulmet qe ka pasur ne politike ne te vertete nuk ka te ngjaje fare me Edin e vertete qe une njoh.
Sigurisht qe eshte veshtire te them gjithcka sepse duket sikur levdoj njeriun e dashur timin. Faktin qe une me nje bindje te plote sot jam ulur prane tij eshte e mjaftueshme per te lexuar vleresimin tim lidhur me kete. Por nese do te perpiqesha perseri nxjerr cilesi me te spikatura te Edit. Edi dy cilesi ka te spikatura shume eshte shume njerezor dhe shume komunikues.
Ana negative e Edi Rames
Lindita Basha Sot nuk eshte dita qe te them ndonje te mete. Nuk ka njerez perfekt. Kjo eshte arsyeja qe prinderit na thone mos e bej kete dhe bej ate. Njeriu duhet te shikoje se kush jane te metat dhe ti riparoje ato.
Ju keni punuar ne nje post te rendesishem sic jane edhe privatizimet. Kjo deri ne vitin 1998. Kjo do te thote se ne te shkuaren keni votuar per PD-ne
Lindita Basha Une gjithmone kam votuar sa here jane bere zgjedhje ne Shqiperi. Voten e respektoj. Une mendoj qe te votosh eshte nje gje shume e rendesishme eshte nje nga te drejtat qe kemi marre per te votuar sic duam.
Kujt ia ke hedhur voten
Lindita Basha Une kam votuar sa here qe ne Shqiperi ka pasur zgjedhje. Nuk besoj se eshte momenti per te shpjeguar voten time ketu.
Kur nuk e njihnit personalisht Edi Ramen keni votuar
Lindita Basha Une Edi Ramen nuk e kam votuar se e kam njohur por e kam njohur se e kam votuar.
Perse e ke votuar
Lindita Basha Per te njejten arsye qe e kane votuar shume te tjere.
Cilat jane ceshtjet qe ju debatoni apo keni kundershtime me bashkeshortin tuaj te ardhshem
Lindita Basha Me Edin ndaj mendime dhe opinione pothuajse te njellojta dhe e shohim boten dhe e deshirojme boten njelloj. Sigurisht qe temat qe ne diskutojme shume gjithnje kane lidhje me ato tema qe diskutojne familjet shqiptare shkollimi i femijeve pensionet kujdesi shendetesor punesimi.
Meraku qe ka cdo prinder sot. Sigurisht qe e kemi ne te perditshmen qe te shkembejme libra dhe te ndajme mendime lidhur me opinione lidhur me librat sigurisht brenda atyre hapesirave qe ne na lejon koha per ta bere kete.
Zoti Rama ka pasur nje gezim te madh ne baze. Keni pritur njeriun e duhur qe jeni zgajtur kaq shume
Edi Rama Une e kam ndjere ne numrin e pafundme te mesazheve te urimeve qe ky fakt dhe kjo ngjarje ka krijuar nje energji pozitive nje ndjenje gezimi posacerisht tek miqte dhe pse jo tek shume te tjere qe jane njerez te tjere dashamires qe jane edhe te panjohur. Jam shume i kenaqur per kete.
Per sa i perket kohes kur kjo ndodhi nuk eshte nje gje qe nuk ka te beje me faktin nese kam pritur apo se jam ngutur nuk eshte me te ngutur apo me te pritur eshte me te ngjitur. Ne rastin konkret jemi ne nje komplementaritet te plote.
Ti ke nje gje qe nuk bie dakord me te
Edi Rama Marredhenia jone eshte nje marredhenie qe ka nje dashuri te vecante dhe nje mirekuptim te thelle. Sigurisht qe ka sfiden e debatit dhe te argumentuarit lidhur me shumecka.
Nuk eshte absolutisht e vertete qe midis nesh politika eshte ne qender te bisedes. Do te thosha qe kjo ndodh ne raste shume te vecanta ku ne bisedojme per shumecka tjeter dhe sigurisht ne nje menyre apo ne nje tjeter ka te beje me interesin tim edhe si njeri politik.
Do te deshiroja te me mirekuptimin te gjithe qe edhe fakti qe jemi sot ne kete studio eshte shprehje e respektit per interesimin e shume njerezve. Kjo nuk eshte dicka qe nuk deshirojme te ndodhi shpesh. Une te deshiroja ta theksoja se ka nje jete personale te njeriut e cila sidoqofte ajo meriton te ruhet dhe te respektohet.
Por ne rastin tim kjo eshte jashtezakonisht e veshtire si ne rastin e cdo njeriu publik. Megjithate une dhe Linda do te bejme te gjitha perpjekjet qe familjen tone ta mbajme larg kamerave larg thashethemit urban pasi eshte dicka qe do te deshirojme ta ndertojme per njeri-tjetrin.
Si mendoni qe ky profil politik do te ndryshoje pas marteses me zonjen Basha
Edi Rama Lidhja jone ndryshon dicka themelore shpirterisht per mua kjo eshte gjithcka. Sigurisht qe politika eshte pasioni im por jeta eshte me e gjere se politika ne ate pjesen qe e ben jeten me te gjere eshte edhe kjo veper e perbashket.
Ku do te banoje cifti Rama
Lindita Basha Ne nje apartament me qira ne Tirane fare prane ish-Ekspozites.
Kjo eshte zgjedhja juaj apo zotit Rama
Me duket sikur eshte zgjedhja e zotit Rama ka zgjedhur te qendroje afer nenes se tij.
Lindita Basha Tirana eshte e vogel diku ketu jemi.
Keni zgjedhur te jetoni shume prane nenes...
Edi Rama Me kujtohet kengen e para ishte nena dhe dyta ishte e ti. Ne kete rast une jam i lumtur qe jam mes ketyre dy grave kaq te rendesishme per jeten time. Midis tyre eshte me rendesi qe gjeografikisht te jemi me afer.
U thate qe keni shume te ftuar. Keni gjetur kohen dhe mundesine per te perfshire te gjitha emrat. Keni ftuar Ben Blushin
Edi Rama Pyetja me duket i vetmi problem ne kete rast sepse Ben Blushi eshte nje miku im. Pa asnje dyshim eshte i fituar.
Zoti Islami
Edi Rama shte nje bashkepunetor dhe eshte pjese e njerezve qe une me shume deshire do ta ftoj dhe ska asnje nevoje per te bere keto pyetje.
Ne fakt zoti Berisha ju ka uruar per dasmen. shte e teper tju pyes do ta ftonit apo jo...
Edi Rama Festa eshte shume e thjeshte qe ne do te bejme qe ka te jashtezakonshme vetem masen e te ftuarve eshte per miq dhe dashamires.
Linda kush do ti paguaje shpenzimet e dasmes
Lindita Basha Festa eshte e te dyve nuk i shpeton asnjeri prej nesh. Por ceremonia eshte fare e thjeshte dhe nje mundesi qe ne te mund te jemi ne kontakt me miqte tane dhe dashamiresit tane per te trokitur nje gote.
Do te kete nje muaj mjalti per ciftin Rama
Lindita Basha Nuk do te kete eshte me e natyrshme qe per shkak te punes qe ka Edi te jete ne krye te punes se tij. Dite per te gezuar ka plot.
Zonja Basha ju e ruajtet diskrecionin. A do te ruani dot kete profil diskret
Lindita Basha Kjo jave dhe kjo dite qe jemi sot eshte nje rrethane shume e vecante ne jeten e njeriut kjo ndodh nje here dhe kjo nuk ka ndodhur per shkakun tim. Jo per shkakun tim kamerat jane drejtuar nga une.
Une do te vazhdoj te ruaj deshiren qe te mos jem ne qender te vemendjes se publikut. Por si bashkeshorte e Edi Rames do te jem prane tij sa here te jete e domosdoshme asnjehere nuk do te jete kur kjo nuk do te jete e domosdoshme.
Sigurisht do te perpiqem te bej mire ate te perditshme te lehtesoj te perditshmen e Edit ashtu sikurse ben cdo grua per njeriun qe do.
Marre nga emisioni Top Story